Lufta ndaj COVID-19, Danimarka, Holanda dhe Gjermania zgjasin shterrethimet

Lufta ndaj COVID-19, Danimarka, Holanda dhe Gjermania zgjasin shterrethimet

Pavarësisht masave të shumta kufizuese situata nga pandemia vijon të mbetet shqetësuese në shumë shtete evropiane, pavarësisht se ka nisur procesi i vaksinimit.

Itali, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza bëri me dije se gjendja e emergjencës në shtetin fqinj do të vijojë deri në datën 30 prill dhe theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria holandeze zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë.

Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të variantit të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.

Kryeministri i Danimarkës, Mate Frederiksen, deklaroi sot se vendi do të mbetet i mbyllur në përpjekjen për të luftuar valën e re të koronavirusit.

“Unë besoj se është e qartë se vazhdimi i kufizimeve është i nevojshëm. Nëse për asnjë arsye tjetër, atëherë për të siguruar një tendosje të re, britanike të COVID-19, mos e përhapni atë në tokë”, tha Frederiksen.

Në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 45 mijë të infektuar, ndërsa spitalet janë të mbingarkuar. Në Francë, qeveria deri më tani ka përjashtuar rivendosjen e izolimit kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'