KATAR 2022/ Trajneri i Holandës jep dorëheqjen pas humbjes ndaj Argjentinës, ja kush do e zëvendësojë

Louis van Gaal ka dhënë dorëheqjen si trajner i Holandës. Sfida çerekfinale e humbur ndaj Argjentinës me penallti në KATAR 2022 ka qenë e fundit për Van Gaal në pankinën e tulipanëve.

“Nuk do të vazhdoj si trajner i Holandës. Ndaj Argjentinës ishte ndeshja e fundit e epokës sime të tretë tek tulipanët” e mbyll Van Gaal mes dëshpërimit.

Nga 1 janari, pritet që skuadrën holandeze ta drejtojë Ronald Koeman.

U duk sikur Holanda kishte shanse për fitore pasi barazoi ndeshjen me Argjentinën në 120 minuta lojë, por humbi gjatë penalltive.

Pas lojës së rregullt ndeshja u mbyll 2-2, me skuadrat që në shtesën prej 30 minutash nuk gjetën më gola. Fati i duelit u vendos nga "ruleta ruse", me djemtë e Scalonit që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive (3-4). Tanimë Argjentina gjen në gjysmëfinale Kroacinë, me ballkanasit që kaluan po pas penalltive Brazilin.

Van Gaal është trajneri i tretë që jep dorëheqjen pas humbjes në ndeshjet e Botërorit 2022. Trajneri i Brazilit, Tite, konfirmoi pas humbjes së së premtes në çerekfinalen me Kroacinë në Kupën e Botës FIFA 2022 se ai është larguar pas gjashtë vitesh në krye të 'Seleçao' .

Edhe Spanja njoftoi largimin e Luis Enrique si trajner i ekipit kombëtar të enjten pas humbjes shokuese me penallti të martën ndaj Marokut në Kupën e Botës në Katar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…