BELGJIKË - Presidenti francez, François Hollande kërkoi që të veprohet për t'i dhënë fund "masakrave" në Gaza para fillimit të ceremoniesë së përkujtimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, duke përdorur për here të parë ai vetë vjalën "masakër".
"Kur shoh atë që po ndodh me kristianët e Irakut, me minoritetet në Siri, masakrat e çdo dite. Që përfshin edhe masakrat në Gaza. Janë 26 ditë konflikt, ne duhet të veprojmë", deklaroi shefi i shtetit Francez para medias.
"Kur ndodh ajo që po ndodh në Ukrainë, kur e dime se ka masakra çdo ditë në Lindjen e Mesme, ne duhet të veprojmë", insistoi ai.
Për François Hollande, "Evropa duhet të jetë në veprim, në inciativë të një plani ndërkombëtar dhe evropianët të mos mendojnë se do të ketë të tjerë që do e bëjnë këtë detyrë në vendin e tyre".
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon, cilësoi dje se "kishte shkelje të tjera flagrante të të drejtave ndërkombëtare të njeriut duke iu referuar bombardimit që preku një shkollë të OKB-së në Rafah ku u vranë të paktën 10 palestinezë"./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com