Drejtuesit rus, francez, gjerman dhe ukrainas ranë dakord për rëndësinë e respektimit të angazhimeve të marra në Minsk përsa i përket tërheqjes së armëve të rënda nga linja e kontaktit, zbatimit të plotë të armëpushimit dhe aksesit të misionit special të vëzhgimit OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), sipas tekstit.
Ata përshëndetën qëllimin e palëve për të diskutuar për zgjedhjet dhe regjimin e decentralizimit më 28 korrik në kuadër të grupit të punës të Minskut ngarkuar për çështjet politike.