“ Britanikët duhet të bëjnë punën e tyre në prishjen dhe çmontimin e kampit të refugjatëve të ndodhur në xhunglën Kalais.Ne duhet ta heqim një herë e mirë kampin e Kalais”, kështu u shpreh presidenti Francois Hollande gjatë vizitës së tij të parë në Kalais, qytezë e cila ka qënë në qendër të debateve sa i përket cështjes së emigrantëve. Mesa duke kreu i Champ Elysee nuk dëshiron të jetë i vetmi që do të merret me këtë cështje.
Pak kohë më parë u lajmërua se një mur i lartë do të ndërtohej në xhunglën Kalais me qëllimin për të ndalur vërshimin e refugjatëve.
E mesa duket, heqja e kampit në këtë qytezë do të jetë një pikë e rëndësishme e debatit gjatë fushatës presidenciale. Por nuk pritet që Hollande, të vizitojë kampin e refugjatëve për motive sigurie.
Edhe ish presidenti Nicolas Sarkozy i cili do të rikandidojë për president vizitoi një javë më parë qytezën.
Në këtë zonë ka një klimë të tensionuar mes banorëve dhe drejtuesve për shkak të keqmenaxhimit të fluksit të emigrantëve. Mijëra protestues dolën në rrugët e Kalais, qytet në veri të Francës, duke kërkuar që të mbyllet kampi i refugjatëve i njohur si ‘xhungla’ për shkak të kushteve të vështira të jetesës.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Britania të bëj pjesën e saj"">