/ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande, vlerësoi sot se mbështetja e Pekinit është thelbësor për të arritur një marrëveshje globale dhe ambicioze në Konferencën e OKB-së mbi Klimën në Paris, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë.
"Jam në Kinë për të marrë nga autoritetet kineze premtimin e një marrëveshje globale dhe ambicioze për të limituar me dy gradë ngrohjen globale të planetit", deklaroi Hollande sot në Chongqing, megapol industrial në jugperëndim të vendit.
"Mbështetja e Kinës është thelbësore. Lufta kundër ngrohjes klimatike është një çështje humanitare, si mund të mbrohet planeti, por është gjithashtu një sfidë ekonomike e konsiderueshme, ajo që ne e quajmë rritja ekonomike e gjelbërt", deklaroi Hollande.
I shoqëruar nga një delegacion prej 40 shefash ndërmarrjesh dhe shumë ministra (Punë të Jashtme, Ekologji, Financë), Hollande sapo mbërriti vajti në ndërmarrjen kino-franceze në Chongqing që bën trajtimin e ujërave, duke ilustruar kështu bashkëpunimin dypalësht në rritjen ekonomike të gjelbërt.
/Shqiptarja.com