PARIS - "Nuk dua më që në të ardhmen të ketë zonja të para në Elize": i ka thënë presidenti francez, François Hollande privatisht një grupi gazetarësh pas konferencës së gjashtë ditëve më parë në Elize.
Lajmin e ka bërë të ditur Michael Darmon, gazetar i televizionit Telé. Pasi ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes që iu bë gjatë konferencës në prani të 600 gazetarëve ("a ka ende një onjë të Parë në Elize?"), Hollande tha disa fjalë në mikrofonat e fikur, duke biseduar me gazetarë në fund të ngjarjes së gjatë, e cila zgjati 2 orë e 40 minuta. Mbi propozimin e presidentit për të mos parë më first lady në pallatin presidencial po Darmon pyet: "fliste në mënyrë të përgjithshme apo për veten?".
"Valérie Trierweiler është më mirë dhe po pushon në këtë çast në rezidencën La Lanterne'', në Versaj: ka thënë presidenti francez, François Hollande, në një konferencë për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte.
''Nuk kam komente të tjera për të bërë'', ka shtuar presidenti, atij që pyeste nëse Trierweiler ishte ende 'Zonjë e parë' e Francës. Hollande ka premtuar të bëjë një qartësim mbi situatën personale para vizitës së tij në SHBA te Barack Obama në 11 shkurt 2011.
Marrë nga ANSA
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com