/ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande, vlerësoi sot se Franca duhet të zhvillojë sulme ajrore kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri.
"Ne kemi njoftuar për zhvillimin e fluturimeve për të përgatitur terrenin për sulme ajrore nëse do të jetë e nevojshme, dhe në Siri do të jetë e nevojshme", deklaroi presidenti francez gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij nga Nigeria, Muhammadu Buhari, në Paris.