Hollande tha "Daesh", por ja pse ISIS
ju pret gjuhën kur e identifikoni me të

Hollande tha "Daesh", por ja pse ISIS<br />ju pret gjuhën kur e identifikoni me të
Gjatë fjalimit për sulmet në Paris, presidenti Francois Hollande përdori fjalën “Daesh" ne vend te ISIS...por cfarë do të thotë dhe pse ISIS e urren këtë fjalë?

Për muaj me radhë, kemi dëgjuar liderët e botës që flasin  për rrezikun që sjell ISIS, IS apo ISL.

Por mbas sulmeve në Paris, mbrëmjen  e të premtes, kemi dëgjuar një fjalë të re e cila po përdoret më së shumti. Presidenti francez mbas ngjarjeve u shpreh: “Të sulmuar nga një ushtri terroriste, nga ushtri xhihadiste, nga Daesh”.

Daesh është shkurtimi i fjalës arabike al-Dawla al-Islamiya al-Iraq al-Sham, shteti islamik i Irakut dhe Levantit. Pra është një tjetër sinonim për ISIS, por jo ajo që ushtarët e ISIS preferojnë.

Por, pse ata nuk duan të identifikohen me këtë emër?
Sepse është e ngjashme me fjalën arabe “Daes” dikush që shtyp diçka të fortë nënkëmbë. Dhe “Dahes”  përkthehet  "si ai që nxit grindje".

Sipas televizionit NBC, ISIS ka kërcënuar se do t’u pres gjuhën atyre që i identifikojnë me këtë emër.

ISIS mori përsipër sulmet në Paris, ku mbetën të vrarë 129 njerëz.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë