Disa njerëz janë shpëtuar por një tjetër besohet të jetë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese 3 katëshe në një nga qytetet më të populluara në Hollandë.
Fasada e një ndërtese u shkatërrua nga një shpërthim i fuqishëm të dielën. Autoritetet besojnë se u shkaktua si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke varrosur disa njerëz nën të. Punonjësit holandezë të emergjencësderi më tani kanë arritur të shpëtojnë jetën e shumë personave duke rrezikuar edhe jetët e tyre.
Nëntë vetë pësuan plagë në këtë incident dhe shtatë prej tyre u dërguan në spitale, sipas autoriteteve lokale.Banorët u evakuan nga ndërtesa e shkatërruar dhe bga ndërtesat përreth që pësuan dëme të konsiderueshme strukturore dhe që u konsideruan të "paqëndrueshme". Autoritetet po punojnë oër zbardhjen e ngjarjes dhe për të shpëtuar përsona të tjerë të dyshuar se janë blllokuar nën rrënoja.