Hollond-Obama: Greqia duhet 
të qëndrojë në Eurozonë

Hollond-Obama: Greqia duhet <br />të qëndrojë në Eurozonë
UASHINGTON- Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai francez Fransua Hollond kanë deklaruar se ndajnë të njëjtën pikpamje se Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë. Duke u ndalur në situatën e Eurozonës president Hollond bëri fushatë pro rritjes ekonomike dhe u shpreh për rishqyrtimin e masave shtrënguese ekonomike, duke përfshirë edhe traktatin kundërthënës të Bashkimit Evropian që mbrohet fuqishëm nga Gjermania. "Unë diskutova temat kryesore me Presidentin Obama, përfshirë ekonominë dhe faktin se rritja ekonomike duhet të ketë përparësi në të njejtën kohë që ne marrim masa për të përmirësuar financat. Dhe për sa i përket rritjes ekonomike, Presidenti Obama ishte i të njejtit mendim, në mënyrë që ne të përparojmë”.- tha Hollond pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkaq presidenti i Francës, Fransua Hollond deklaroi pas takimit me presidentin amerikan, Barak Obama, se do të tërhiqte 3400 trupat e Francës nga Afganistani deri në fund të këtij viti, vendim që vjen shumë përpara planit të NATO-s për të tërhequr të gjitha trupat nga Afganistani në vitin 2014. "Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Afganistanin në një mënyrë tjetër, mbështetja jonë do të ketë tjetër formë dhe gjithçka ne do ta bëjmë në mirëkuptim me aleatët tonë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë dhe kështu ne do të vazhdojmë t’u përmbahemi zotimeve tona ndaj atij vendi, duke i ofruar furnizime dhe mbështetje, siç thashë në një mënyrë tjetër”- theksoi Hollond.

Zoti Hollond tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë qënë gjithmonë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëvshjet dhe se ishte me rëndëri për të që të shfrytëzonte takimet e nivelit të lartë të G8s dhe NATOs për të ritheksuar rëndësinë e këtyre marrëdhënieve. 

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave