Hollywood, të ardhura zhgënjyese nga kinemaja
NEW YORK/ Beta/ – Industria e filmit në SHBA këtë vit ka shënuar një rënie të të ardhurave prej gati katër për qind, gjë që nuk kish ndodhur asnjëherë në 15 vitet e fundit, për shkak të frekuentimit më të pakët në kinema dhe filmave që tani janë duke u parë në internet, raporton gazeta […]
NEW YORK/ Beta/ - Industria e filmit në SHBA këtë vit ka shënuar një rënie të të ardhurave prej gati katër për qind, gjë që nuk kish ndodhur asnjëherë në 15 vitet e fundit, për shkak të frekuentimit më të pakët në kinema dhe filmave që tani janë duke u parë në internet, raporton gazeta "New York Times".
Nën titullin "Hollywood-i nuk e dëshiron sërish vitin e ardhshëm si vitin 2014?, New York Times shkruan se ky vit për Hollywood-in nuk mund të konsiderohet si shumë i mirë. Duke iu referuar një kompanie studimi Rentrak, gazeta tha se numri i biletave të shitura ra me katër për qind me një shifër totale prej 10.5 miliard USD, që ishin të ardhurat më të ulëta që nga viti 2000.
Filmi me fitimin më të lartë ishte "Rojet e Galaxy" me 332 milion USD në Shtetet e Bashkuara dhe 772 milion në mbarë botën. Në mesin e filmave financiarisht të suksesshëm përfshihen edhe "Goxilla" dhe "Teenage Mutant Ninja Turtles".
Gazeta shton se të ardhurat më "zhgënjyese", i kishin filmat e tillë si "Penguinët e Madagaskarit", "The Hunger Games" "Spider-Man 2? me një fitim të përgjithshme prej 643milion USD dollarë.
"Shqetësimi më i madh për studiot e filmave amerikanë është se brezi i ri vijnë gjithnjë e më pak në kinema. Kështu frekuentimi i të rinjve të moshës 12 deri në 24 vjet në kinematë ra me 15 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2014?, shkruan New York Times.
Studimet kanë treguar se të rinjtë dalin më pak dhe preferojnë të jenë në shtëpi, kur kënaqen me fun video games apo të shikojnë filma në internet.
Gratë këtë vit ishin pjesa sociale që shkoi më së shumti në kinema. Ato ndoqën më shumë filmat "Grdana" dhe "Lusi" nga regjisori francez Luc Besson, i cili ka arritur sukses të madh në Shtetet e Bashkuara.
"Megjithatë, industria e filmit amerikan vazhdon ende të filmojë më shumë filma aksion 'plot me testosterone' për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për zhanër të tillë", vlerëson gazeta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3944
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Tiranë/ Kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i çështjes së Berishës, Gjykata Kushtetuese refuzon për herë të dytë kërkesën e Marsida Xhaferllarit
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion
15 Janar, 13:40
-
'Arratiset' nga Los Anxhelos me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26