Holtkemper: Mos e shisni votën
plotësoni sa më shpejt KQZ-në

Holtkemper: Mos e shisni votën<br />plotësoni sa më shpejt KQZ-në
TIRANË - “Mos shisni votën, palët të ulen plotësojnë sa më shpejt KQZ-në”. Kjo ka qenë thirrja, që ambasadorja gjermane, Carolla Holtkemper ka bërë sot gjatë vizitës në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë, Tiranë ku implementohet programi “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”. 

Ambasadorja u është përgjigjur gazetarëve të interesuar për situatën në KQZ, se problemi duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe sa më shpejt duhet të plotësohen anëtarët që mungojnë:

 "Nuk është shumë i kënaqshëm fakti që forcat politike në Shqipëri nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje për këtë problem", - tha Holtkemper. - "Unë shpresoj që kjo të ndodhë shumë shpejt, sepse mundet që gjatë këtij procesi zgjedhor do të duhen të merren vendime, që do të këkrojnë shumicën e cilësuar të KQZ-së. në vijim do duhet të shpallet rezultati përfundimtar që do të kërkojë një komision të plotë përsa i përket numrit të anëtarëve të vet. Unë mendoj që sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë është."

Projekti është vënë në zbatim në 12 qarqe të ndryshme te vendit. Më 23 qershor pritet që për herë të parë të fitojnë të drejtën e votës rreth 150 mijë te rinj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare