'Holy boom'/ Një film grek për emigrantët shqiptarë, Luli Bitri krah aktores së njohur Nena Menti

Jetët e të huajve, të cilët jetojnë në të njëjtën lagje, ndryshojnë në mënyrë dramatike kur një të diel në drekë, kutia postare e lagjes hidhet në erë nga adoleshenti filipinas.

Dokumente me rëndësi jetësore për të gjithë ata - letrat e Lenës dhe Manous, një letër për Thalia-n nga fëmija i saj i braktisur dhe certifikata e lindjes së Adias. Kështu nis filmi “Holy boom” i regjisores greke Maria Lafi, në të cilin luan edhe aktorja shqiptare Luli Bitri, përkrah aktores greke Nena Menti. Premiera botërore e “Holy boom” u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF).

Pamje nga filmi 'Holy boom' ku luan aktorja Luli Bitri

Luli Bitri luan rolin e një gruaje shqiptare, e cila është emigrante ilegale në Greqi. Jeta e saj, bashkë me të foshnjës do të marrë tjetër drejtim, kur i shoqi ndahet nga jeta aksidentalisht. Teksa i duhet që të kthejë trupin e burrit në shtëpi, nis të përballet me policinë, paragjykimet, por edhe me racizmin në Greqi.

Unë nuk e kam përjetuar këtë lloj eksperience. Emigrimi im ka qenë ndryshe nga ai i personazhit, por kishte për të eksploruar, jo vetëm për faktin që luhej në Greqi, unë nuk e flisja gjuhën, por e mësova për skenarin. Ndërsa, tek pjesa dramatike është fusha ime, është një fushë që unë e kam eksploruar do të doja që të rrallohej pak që unë të nxirrja ca ngjyra të tjera. Ishte sfidë më vete, kisha përgjegjësinë se do të luaja më aktorë të huaj edhe me emër. Një lloj përgjegjësie jo vetëm si aktore, por edhe për të përfaqësuar Shqipërinë, në gjurmën që ne e kemi paska “të keqe” në Greqi. Mua vetvetiu më lindte një përgjegjësi për të nderuar veten edhe ndoshta edhe disiplinën e shkollës të aktrimit në Shqipëri.

Luli Bitri, aktore

Aktorja Luli Bitri duke folur për Report TV

Filmi grek “Holy boom” është bashkëprodhim me qendrën Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)