Vetëm pak dit pasi rrëzimit të avionit Malaysia Airlines MH17 qindra njerëz janë grumbulluar dhe kanë protestuar përballë ambasadës Holandeze në Ukrainë ku kanë ndezur qirinj dhe vendosur lule. Ata mbanin në duar pankarta ku akuzojnë presidentin e Rusisë, Putin si një terrorist dhe dhe si shkaktarin e rrëzimit të avionit duke e goditur atë me raketë. Në pankartat që mbanin protestuesit shkruhej "Putin ti je vrasës" dhe "Putin ti je terrorist"

Avioni Malajzian që udhëtonte nga Europa perëndimore për në Kuala Lumpur u qëllua nga një raketë dhe ende nuk bëhet e ditur në rrugë zyrtare se nga kush është goditur.

Avioni Malaysia Airlines kishte në bord 298 persona, ku asnjëri nuk arriti t’i mbijetojë rrëzimit.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO