Homazhe me qirinj e lule në Elbasan për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

 

Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone ndërsa po bënte plazh në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.

Me lule dhe qirinj, qytetarët në qendër të Elbasanit përcollën keqardhjen e tyre për rastin e rëndë.

"I erdhi keq gjithë botës për atë, lë më nënës e babait", tha një qytetare.

Kujtojmë se paralelisht në Tiranë po mbahet një protestë përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e 2 gushtit.


Lajmi kryesor:

Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, protestë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë! Të pranishëm Berisha dhe Meta


D.GJ/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime