TIRANË- Për rreth dy orë, qytetarët të mbështetur nga opozita, kanë protestuar sot si reagim ndaj vrasjes së  7-vjeçares Jonada Avdia nga gomonia në Himarë. Protesta u thirr nga aktivistë të shoqërisë civile, por asaj iu bashkuan edhe figura të opozitës, duke nisur nga Sali Berisha dhe besnikët e tij, si edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u pa në krah të djalit të tij, Besartit.

Ky ishte takimi i parë në publik i Berishës me Ilir Metën, që kur ky i fundit la presidencën. Meta dhe Berisha u panë duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, të cilët kanë paralajmëruar edhe aleancë sëbashku.

Me thirrjet ‘Jepni dorëheqjen’, ‘Ju jeni vrasës’, protestuesit i kanë lënë 'ultimatum' kryeministrit Edi Rama deri të hënën që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke i akuzuar si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen. Nëse nuk do të ketë një reagim nga Rama, ata thanë se do të mblidhen sërish të hënën në protestë.

“Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Joanldës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, tha protestuesja.

"Të dorëhiqet ministri ose kryeministri. Ju jeni vrasës", tha një protestuese tjetër. 

Protestuesit u mblodhën fillimisht në pedonalen ‘Murat Topatni’ përballë Minsitrisë së Brendshme. Ata u zhvendosën nga pedonalja në oborrin e ministrisë, çka solli edhe përplasjen e tyre me policinë, të cilët u përpoqën t’i ndalonin. Më pas, protestuesit u zhvendosën përballë kryeministrisë, ku ndezën edhe qirinj për 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në mungesë të një reagimi nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj, protestuesit më pas ikën përballë Presidencës, ku i kërkuan Begajt që të mbajë një qëndrim.

“Jeta e fëmijës tem. Jonida është edhe e jemja. Këta e kanë vra vetë. Kërkojmë që të shkojë aty ku ka shku edhe jonida ai që e ka vra. Jonida është një engjëll. Është kulmi me marr një jetë fëmije. Iu bëj thirrje të dorëzohen, të na lënë të lirë. Është protestë për fëmijën, jo për partinë. U vra Jonida, Mateo, Klodian Rasha. U bëj thirrje shqiptarëve që ai që ka vrarë Jonidën të shkojë përkrah saj”, tha një protestuese.

Zero siguri që kur jam futur në kufirin shqiptar.

Ngjarje më të shëmtuar nuk ka, shteti ka rënë", u shprehën protestuesit. 

Protesta u mbyll rreth orës 21:00, ndërsa nuk pati tensione. Berisha mbajti edhe një prononcim, ku edhe ai kërkoi dorëheqjen e dy ministrave, Çuçi e Kumbaro, njëjtë si Meta. Berisha shoqërohej nga bensikët e tij, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Ndërsa në protestë u pa edhe Lisandër Hoxha, si edhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Ilirjana Kuçani, e cila tha se ishte familjare e familjes Avdia.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Drejtuesi i gomones, Arjan Tase është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndon akuza ‘vrasje me dashje’ dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
​​​​​​​VIDEOLAJM/ Emocionuese, qytetarët ndezin qiri për të voglën Jonada e cila nuk arriti të festonte datëlindjen e 8-të

 

Për Jonada Avdiun, vogëlushen e cila humbi jetën në Himarë mesditën e 2 gushtit u bë një protestë masive. Qytetarë të shumtë por edhe Berisha e Meta ishin prezentë në protestë.

Një detaj mjaft emocionues ishte një qiri i ndezur me numrin 8-të.

Ora 22:00
"Dëgjoni zërin e popullit të lirë", Ilir Meta e quan frymëzuese protestën për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Frymëzuese, e ka quajtur Ilir Meta protestën e sotme përpara Minsitrisë së Brendshme për 7-vjeçarën që u përplas për vdekje nga një gomone në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.

Ish-presidenti, i cili ishte i pranishëm në protestë, përmes një postimi në Facebook tha se protesa ishte triumf mbi "hajdutokracinë", duke iu referuar qeverisjes së Ramës.

"Dëgjoni zërin e popullit të lirë! 📢

Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile.

Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!", shkroi Meta në Facebook.

Ora 21:00
Pasi la Presidencën, Berisha takon Metën për herë të parë në publik, i japin dorën njëri-tjetrit në protestë (FOTO)

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin paralajmëruar prej kohësh aleancën mes tyre. Ditën e sotme ata janë takuar për herë të parë në publik, pasi Meta u largua nga Presidenca. Berisha dhe Meta shihen sëbashku në protestë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Ora 20:44
Protestuesit ‘ultimatum’ Ramës: Deri të hënën shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon

1659638854_Sequence03.00502403.Still033.jpg

Protestuesit i kanë vënë ‘ultimatum’, kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë deri të hënën ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumabro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ilirjana Kuçana tha se nëse Rama nuk do t’i shkarkojë do të vijojnë protestat. Kuçana tha se është familjare e familjes Avdia, ndërkohë që është edhe pjesë e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit.

“Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Joanldës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, tha protestuesja.

Ora 20:30
Berisha në protestë, i kujtojnë 21 janarin: Ajo ishte tjetër gjë, donin të më merrnin pushtetin

Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

"Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin", tha ai.

"Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

Ora 20:19
Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, protestuesit ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë

 

Protestuesit e kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Brendshme përballë Kryeministrisë. Ata kanë ndezur në shkallët e ministrisë qirinj për të kujtuar vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia.

Ora 20:17
Homazhe me qirinj e lule në Elbasan për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

 

Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone ndërsa po bënte plazh në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.

Me lule dhe qirinj, qytetarët në qendër të Elbasanit përcollën keqardhjen e tyre për rastin e rëndë.

"I erdhi keq gjithë botës për atë, lë më nënës e babait", tha një qytetare.

Kujtojmë se paralelisht në Tiranë po mbahet një protestë përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e 2 gushtit.

Ora 19:58
Meta mbërrin në protestë, shoqërohet nga djali: Vrasje e paralajmëruar, të dorëhiqen ministrat ose të shkarkohen urgjentisht

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në protestën që po organizohet para ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 7-vjeçares nga gomonia. Meta tha se ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit duhet të dorëhiqen.

Meta shoqërohet nga djali i tij Besart Meta.

“I dyti për faktin se ajo që ka ndodhur nuk është një rastësi. Është e paralajmëruar sepse vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë në rrethana ta ngjashme, asnjë masë nuk është marrë. Zgjidhja është protesta. Zgjidhja është dorëheqja e ministrave përgjegjës dhe kryetarëve të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Sot protestohet që kjo situatë papërgjeshmëri të marrë fund, të mbrojmë fëmijët e shqiptarëve”, tha Meta.

Ora 19:52
Si do vepronit po të ishit në vend të Ramës? Berisha: Nëse Çuçi nuk do dorëhiqej për 3 minuta, do e kisha shkarkuar në të katërtën

 

Po të ishit në vendin e Ramës si do vepronit, u pyet Berisha pasi iu bashkua protestës për vogëlushen 7-vjeçare. Pyetjes së gazetarëve Berisha iu përgjigj se do të kërkonte dorëheqjen e Çuçit.

‘Mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë dhembshurinë e madhe por edhe revoltën, sepse ky fëmijë kjo vogëlushe u blua nga skafi i njeriut të qeverisë në një distancë 2 metër nga bregu.

Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk d të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë.

E vështirë që të reflektojë qeveria por i ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën.

Pyetje: A mjafton dorëheqja e Çuçit? 

Hap në drejtimin e duhur, sepse është ministri përgjegjës, ai sillet si çfarë mund ti thuash, a nuk ndodhi në maj Ilvi Meta në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Ky tjetri firmos për të vjedhur 450 milionë dhe si ndodh asgjë, kurse Meta u akuzua për një derë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, rasti it ë riut në Durrës dhe vdiq se nuk kishte roje bregdetare. 

Ora 19:38
Berisha mbërrin në protestë, shoqërohet nga besnikët e tij, pritet edhe Meta

 

Në protestën e organizuar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi. Ndërkohë, protestës pritet t’i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Mbështesim qytetarët. Sot jam si qytetar. Ka një vendim të prerë të PD, qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje. Është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga nja skafist i qeverisë. Qytetarët kërkojnë me të drektë, dorëheqjen e Çucit dhe Kumbaros, por kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron nga dramat e përsëritur, deklaron se ky është sezoni më i organizuar në historinë e vendit. Në natyrën e një njeriu që nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë, të një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie.

Ora 19:32
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me policinë, përpiqen të shkojnë në oborrin e ministrisë së brendshme

 

Tensione mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit. 

Ora 19:25
Në protestën para Ministrisë së Brendshme i pranishëm edhe Stresi

1659635487_1c9535fc95fa4187866e654784e8841a.jpg

Në protestën e organizuar para Ministrisë së Brendshme është parë të jetë i pranishëm edhe këngëtari Arkimed Lushaj i quajtur Stresi.