LEZHE, 17 Janar/ATSH/- Në vendin ku u varros Heroi ynë Kombëtar, Bashkia e Lezhës organizoi sot një sërë aktivitetesh në nderim e përkujtim të figurës së lavdishme të Gjergj Kastriot Skëndërbeut, në ditën e 547 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
rahas një numri të madh qytetareëh, të pranishëm ishin edhe Deputeti i Qarkut Lezhë, Gjovalin Kadeli, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Agostin Marku, ipeshkvi i Lezhës Don Ottavio Vitale, dhe Imami i xhamisë Lezhë, Mois Shehu.
Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë, Viktor Tushaj vlerësoi lart figurën e heroit tonë kombëtar , i cili e ktheu Lezhën në qendër të vëmendjes.
Duke e cilësuar një strateg të luftës dhe profet i paqes, Tusha tha se "Skëndërbeu për më tepër se një çerek shekulli u bë pengesa kryesore për shtrirjen e pakufizuar të fuqisë turke në ballkan, u bë shpata e shqiptarëve, mburoja e ballkanit, garda e europës.
Lezha do të mbetet gjithmonë e lidhur me historine e Skëndërbeut- vijoi z. Tushaj- si një monument i lavdisë, shkëlqimit dhe rënies së tij. Ky qytet nuk është vetëm vendi ku u varros Heroi, është panteon i lartë i urtësisë, trimërisë dhe lavdisë, vendi ku ai hodhi për herë të parë themelet e bashkimit politik të shqiptarëve.
Më tej, Tusha tha se "historia e qytetit tonë është e lavdishme dhe kontributi i Lezhës për historinë dhe kulturën kombëtare ka vlera të mëdha. Ne, po perpiqemi të lëmë gjurmë në zhvillimin perspektiv të këtij qyteti, po vëmë gurët që na takojnë në murin e madh të zhvillimit të vendlindjes, të cilës i kemi borxh për t'i shërbyer për ta bërë më të mirë, më të lulëzuar dhe më të begatë"
Ai shtopi se "viti qe kemi filluar ëështë me rëndësi kapitale për të ardhmen e Lezhës dhe të gjithë trevat përreth. Tashmë Lezha do të jetë një Njësi vendore, një bashki me territor më të gjëreëdhe popullsi më të madhe , megjithëse me një etni të bashkuar në tradita, interesa dhe në mënyrën e jetesës"
Sipas tij, përgjegjësia për administrimin e Lezhës së ardhshme do të jetë me e madhe dhe vizioni për një qeverisje të drejtë do të jetë mision me përgjegjësi".
Përfaqësuesit e klerit kaltolik dhe mysliman z. Vitale dhe z. Shehu theksuan rëndësinë e bashkimit dhe harmonisë midis njerëzve, si rruga e vetme e zhvillimit dhe progresit. Aktivitetin e pasoi Koncerti i orkestrës simfonike të të rinjtë të Fakultetit të Arteve. /a.gegvataj/












