Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është mbajtur një aktivitet homazh për Adem Demaçin dhe veprën e tij. I pranishëm ishte edhe kreu i Vetevendosjes Albin Kurti, i cili vlerësoi lart Demaçit në shërbim të çështjes kombëtare.
Adem Demaçi ishte mësuesi kur shqiptarët nuk kishin shkollën, Adem Demaçi ishte intelektuali kur shqiptarët nuk kishin universitet, Adem Demaçi ishte luftëtari kur shqiptarët nuk kishin ushtrinë. Ai ishte para kohës dhe kështu e bënte kohën. Baca Adem është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut.I qëndrueshëm e rezistent përtej imagjinatës tonë e të tij dhe frymëzues e inspirues jashtë vetëdijes tonë e të tij. Me kthjellësi në mendje me kënd në zemër me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha, ndryshonin rrethanat por jo vetë ai i cili po i ndryshonte rrethanat. Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë dhe i tillë do të jetë dhe ndikimi i tij, i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë.
Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosja
Albin Kurti, shpetimtari i Kombit!
Përgjigju