Në ambientet e Teatrit Kombëtar sot janë mbajtur homazhe në nder të aktorit të mirënjohur Lazër Filipi, i cili ndërroi jetë në moshën 95 vjecare.
Familjarë, miq, të afërm dhe kolegë morën pjesë në këto homazhe.
Aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Lazër Filipi është ndarë nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 95-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij, artisti shkodran interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku, etj.
Filipi njihet për pasionin në interpretimet e shumë filma artistikë në teatër, duke i dhënë publikut një galeri të tërë rolesh. Janë këto role që e bënë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com