IRAN- Rrugët e Teheranit u mbushën plot me qytetarë të cilët morën pjesë në homazhet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Vetë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ishte i pranishëm dhe u lut për të, ndërsa trupi pritet të varroset në Katar.
Homazhet nisën mëngjesin e sotëm, ndërsa turma zie që mbanin postera Haniyeh dhe flamuj palestinezë u mblodhën në Universitetin e Teheranit në qendër të qytetit. Ndërkohë që Izraeli është përfshirë nga protesta të shumta nga familjet e pengjeve në Gaza dhe partitë opozitare.
Irani ka njoftuar e hapësirës së tij ajrore deri në orën 5 të mëngjesit, sipas mediave izraelite. Analistët ushtarakë raportojnë se Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij për të kryer një sulm kundër Izraelit, duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore.
Ismail Haniyeh, një nga liderët kryesorë të Hamasit, u vra së bashku me një truprojat e tij në Iran. Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit për presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian. Po ashtu, Izraeli ka thënë se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, Hassan Nasralla, në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut.
-
Lavdi heroit modern qe dha jeten per popullin e vet kunder entitetit me te forte ne bote i mbeshtetur nga shteti me kriminel e mafioz ne bote. Koha ndryshon e Palestina ka me pas shtetin e vet kurse ato te tjeret do te ken ate qe kan pas per 2500 vjet
Përgjigju





Komente
Komento