TIRANE - Organizata “Eco Bicycle” ka zhvilluar homazhe në kujtim të profesorit Edmond Pisha, i cili ndërroi jetë një natë para Vitit të Ri si pasojë e një aksidenti.
Në vendin ku ai humbi jetën, organizata vendosi qiri dhe një biçikletë të bardhë me lule në kujtim të tij.
“Në kujtim të 65-vjeçarit të aksidentuar tek pedalonte me biçikletën e tij në Tiranë”, është mbishkrimi i shkruar në faqen online të kësaj organizate.
Edmond Pisha, profesori i njohur si dhe kryetar i “Shoqatës së Matematikanëve”, ndërroi jetë pasditen e 30 dhjetorit në rrugën “Dritan Hoxha në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.
Profesori po kthehej në banesën e tij pasi kishte bërë blerjet e fundit për ndërrimin e viteve, por që fatkeqësisht nuk mundi të ishte pjesë e festimeve. I ndjeri sapo kishte blerë edhe gjelin e detit, traditë e darkës së Vitit të Ri.
NGJARJA
Një automjet tip Range Rover ka përplasur të moshuarin, i cili udhëtonte me biçikletë dhe sapo kishte përfunduar edhe blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve. Pas përplasjes drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë të vdekur në vend të moshuarin, i cili për disa orë mbeti i paidentifikuar, pasi nuk posedonte asnjë mjet identifikimi me vete.
Vetëm pas 2 orësh policia bëri të ditur se shtetasi që mbeti i vdekur është 65-vjeçari Edmond Pisha. Ndërkaq policia bëri të mundur dhe arrestimin e autorit të aksidentit. Drejtuesi i mjetit me targe TR 6136 N është shtetasi Krenar Muca, i cili u prangos rreth dy orë pas krimit, që u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO