Homazhet, artistët përcjellin
me lot në sy regjisorin Luarasi

Homazhet, artistët përcjellin<br />me lot në sy regjisorin Luarasi<br /><br>
Është përcjellë për në banesën e fundit regjisori Mihal Luarasi. Homazhet janë zhvilluar në Teatrin Kombëtar, ndërsa të pranishëm ishin artistë të njohur, të cilët kanë shprehur dhimbje dhe emocion për ikjen nga jeta të regjisorit.

Aktorja Roza Anagnosti tha me lot ne sy: Me ka mbetur peng drama qe na ndaluan ne vitet ‘70. Luciferi zbret ne ferr. Ne kete drame regjisori Mihal Luarasi na dha rolin kryesor mua dhe Margarita Xhepës. Ishte nje nga shfaqjet me te bukura. Pasi e realizuam, kjo drame u ndalua. Ky rol ishte nje shume i dashur për mua dhe me ka ardhur shume keq që nuk u shfaq. Mihal Luarasi ishte nje regjisor dhe nje mik i mrekullueshem.

Zhani Ciko, ish-drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit, u shpreh se Mihal Luarasi ka luajtur nje rol te madh jo vetëm për dramën shqipe por edhe për operën. "Ai ka ngjitur ne skenë në vitet ’71-‘72 operen “Traviata” me nje koncept modern. Po s’duhet harruar se kontributi i tij më i madh ishte edhe në festivalin e 11 të të këngës në Rtsh. Ai ishte regjisori që i dha një frymë të re festivalit", tha Ciko.

Ndërkohë, në homazhe në nder të kësaj figure të rëndësishme të kulturës shqiptare nuk kanë munguar dhe politikanët. Mes tyre ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky i fundit kujton kohët e adoleshencës kur ka parë dramën e Luarasit “Njollat e Murrme”, dramë që shënoi dhe lidhjet e tij me regjisorin.

“Marrëdhëniet e mia me regjisorin Mihal Luarasi kanë qenë një nostalgji e adoleshencës. Isha adoleshent kur kam parë dramën “Njollat e Murrme” që ngjiti në skenë Mihal Luarasi. Lidhjet e mia me të kanë qenë pikërisht për shkak të kësaj nostalgjie të rinisë. Ishte një rini që jetonte me teatrin. Kjo më bëri mua ta mbështes më pas e të jem sot këtu për ta nderuar”, tha Ruçi.

[gallery]24483[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit