Homazhet e Liri Belishovës, të afërmit: Ishte një grua e fortë, s’ankohej kurrë

Janë mbajtur homazhet në nderim të ish anëtares së Byrosë Politike, Liri Belishovës. Politikanë e njerëz të njohur u pritën nga vëllai i Lirisë Agron Belishova dhe djali i saj Astriti. Të afërmit e ish drejtueses së Partisë Komuniste, e cila u dënua nga regjimi me mbi 30 vjet internim e kujtojnë si një grua të fortë e cila nuk ankohej asnjëherë. 

Homazhet në nderim të Liri Belishovës mblodhën bashkë njerëz të njohur, politikanë miq e të afërm të ish anëtares së Byrosë Politike. Në heshtje, me dhimbjen e humbjes së gruas sfiduese që u përball me gjithçka i rezervoi jeta, djali i Lirisë Astriti dhe vëllai Agron Belishova pritën njerëzit. Për mikrofonin e Report Tv, të afërmit shprehen se do e kujtojnë gjithmonë Lirinë si një grua të fortë, që nuk ankohej kurrë. 

Grua më e fortë se ajo unë nuk kam njohur. Megjithëse e kam si motër, por gjithmonë nuk tregonte vështirësitë e saj, jetën e saj. Ne e dinim, pasojat e saj i kemi vuajtur edhe ne.

Djali i tezes së Liri Belishovës, Gazmir Çomo për Report Tv 

 

Ishte një antifashiste e përkushtuar, patriote sepse kishte edhe babanë edhe nënën shumë patriotë. Grua e mençur, e thjeshtë e dashur. Ne kemi humbur një motër shumë të mirë.

Vajza e tezes së Liri Belishovës, Antoneta Bega për Report Tv

Është një grua e mrekullueshme, një grua e vuajtur shumë që vajza e vetme i vdiq në internim dhe mua më kishte fiks si vajzën e saj.

E afërmja e Liri Belishovës

Liria ishte shumë e zonja, po si takonim dot më... Kujt ja mbante të shkonte ta takonte, ajo u internua.

Kushëriri i Liri Belishovës, Ferdi Mimani 

Pas homazheve, ditën e nesërme mbahet ceremonia mortore në Sharrë në orën 12. Liri Belishova u nda nga jeta ditën e djeshme në Tiranë, në moshën 92 vjeçare. Ishte një prej ish drejtueseve të larta të Partisë Komuniste në Shqipëri, e dënuar me mbi 30 vjet internim për arsye politike nga regjimi që ajo vetë kontribuoi për ta instaluar e që më vonë, pas rënies së diktaturës e dënoi hapur për egërsinë e pashoqe me të cilën veproi ai regjim ndaj popullit shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)