PERMET - Rreth 150 aktivistë të Aleancës KuqeZi, Vetëvendosje të PDIU-së qëlluan me vezë autobusin me grekë dhe një nga makinat e ambasadës si dhe makinën e kreut të PDIU Vangjel Dule.

Gjatë homazheve në Këlcyrë nga pala greke për ushtarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore janë shënuar incidente. Makina e ambasadorit grek është qëlluar me gurë, por sipas njoftimeve paraprake ky i fundit nuk ka pësuar lëndime. Ndërkaq forca të shumta të policisë kanë ndaluar aktivistët e Aleancës KuqeZi, të cilët kanë tentuar t’i afrohen varrezave ku po zhvilloheshin homazhet e të rënëve, që pala greke mendon se janë të varrosur në varrezat e Kosinës.


qelllohet me veze makina ambasadorit grek e vangjel dules


Klubi i patriotëve të rinj pranë PDIU, anëtar të Vetëvendosjes dhe përfaqësues të Aleancës Kuq E Zi kundër mbërritjes së deputetëve grekë në një ceremoni fetare në Grykën e Këlcyrës.

Manifestuesit grek dëshironin të bënin homazhe pranë varrezave të Kosinës, ku pretendohet se janë të varrosur ushtarë grekë, ndërkohë që për shqiptarët e Greqisë që janë vrarë gjatë genocidit grek, nuk ka ende varreza, u shpreh Ardit Bido përfaqësues ë marrëdhënieve me publikun pranë PDIU-së.

Përfaqësuesit kanë reaguar edhe ndaj deklaratave të deputetit të PBDNJ Vangjel Dule, i cili i ka cilësuar këta protestues të pagur duke i thënë atij se kjo nuk është e vërtetë dhe se po protestojnë për interesat e atdheut.

Kreu i AK-së kreshnik Spahiu njoftoi se të dielën në Këlcyrë do të ishin edhe përkrahës nga lëvizja Vetëvendosje në Kosovë në protestën që synon të pengojë mbërritjen e deputetëve të partisë greke Agimi i Artë, të cilët sipas AK-së do të zhvillojnë një meshë kishtare në Manastirin e Këlcyrës 5 km më larg, mesditën e të shtunës. Ata kanë bllokuar urën e Dragotit në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmeti.

Shkak ka qenë një prej datave më të shënuara të historisë greke siç është “JO”-ja e cila përkujton, mohimin e popullit grek, ndaj tentativës së fashistëve italianë, për të pushtuar Greqinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe festa përkujtohet dhe në qytetet shqiptare, Sarandë, Gjirokastër, Korçë e Këlcyrë. Aksioni synon pengimin e shkuarjes tek Gryka e Këlcyrës, ku është ngritur një kishë, për të varrosur eshtrat e ushtarëve grekë, rënë në luftën italo- greke në vitin 1940- 1941.

Ndërkaq, përplasjet nuk kanë munguar. Deputetët grek të Agimit të Artë nëpërmjet disa gjesteve provokuese ndaj shqiptarëve ndërsa së fundmi kanë kanë agresuar dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Aleanca KuqeZi ka njoftuar se protestës mund t’i bashkëngjiten dhe qytetarë të tjerë nga gjithë jugu.

(Gre.M/Shqiptarja.com)