Homazhet, lamtumira për Safet
Berishën: Mbrojtësi që s'kalohej dot
Ka qenë një javë zije kjo për futbollin shqiptar, pas Gëzim Kasmit legjendës së Tiranës edhe Safet Berisha është përcjellë për në banesën e fundit pasi humbi betejën brenda 3 javësh me sëmundjen e rëndë, në Itali.
Ka qenë një javë zije kjo për futbollin shqiptar, pas Gëzim Kasmit legjendës së Tiranës edhe Safet Berisha është përcjellë për në banesën e fundit pasi humbi betejën brenda 3 javësh me sëmundjen e rëndë, në Itali. Kanë qenë të shumtë personazhet e futbollit që kanë marrë pjesë në homazhet e mbajtura për nder të tij, në ish-kompleksin Dinamo, duke qenë se sot Partizani nuk ka ende një shtëpi.
Safet Berisha filloi karrierën e tij nga të rinjtë e “Lokomotivës” dhe tek skuadra e parë e Durrësit, e cila në atë periudhë drejtohej nga Loro Boriçi.
Pas dy vitesh mosha e shërbimit ushtarak e kalon atë për 6 muaj tek Apollonia për t'u katapultuar më pas tek Partizanin, ku me të kuqtë mbajti për rreth 16 vite shiritin e kapitenit, gjë të cilën e mbajti edhe tek përfaqësuesja për 19 ndeshje radhazi deri në vitin 1982 kur vendosi të tërhiqej nga futbolli aktiv, në moshën 33-vjeçare.
Kanë qenë të shumtë ish futbollistët e Partizanit dhe kombëtares të cilët kanë kujtuar disa nga momentet që kanë ndarë bashkë me Safet Berishën.
“
E kam pasur direkt kapiten. Në momentin kur hyra isha një fëmijë 17 vjeç. Do të thoja që nëse topi kalon, kalon edhe lojtari, Safeti ishte një nga ata që kurrë nuk i ka kaluar lojtari”, shprehet Perlat Musta, ish-portier i Partizanit. “Padyshim është një nga legjendat e Partizanit, ka luajtur mbi 16 vite. Plus që ka qenë lojtar dhe kapiten i ekipit kombëtar. Një humbje e madhe për futbollin”, tha Genc Tomorri, ish-futbollist i Partizanit.
“
Safeti ishte shumë i sakrificës. Të rinjve u ka mësuar shumë në futboll.” Shprehet Kastriot Hysi, një tjetër ish-lojtar i Partizanit.
“
Personalisht kam luajtur futboll në atë rol që Safeti ka luajtur me ekipin përfaqësues dhe ekipin e Partizanit prej shumë vitesh. Realisht jam munduar që ta imitoj në mënyrën e të luajturit dhe realisht besoj se mund t’ia kem arritur disi. Është një ditë zie për futbollin.” Shprehet Ilir Shulku, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF dhe ish-futbollist i Partizanit.
“
Javë e keqe për Futbollin shqiptar. Shumë figura të futbollit kanë humbur jetën dhe një nga ata, kapiteni i ekipit kombëtar, kapiten i Partizanit, Safet Berisha. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e njeh kontributin e tij.”, u shpreh Armand Duka president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas mbylljes së karrierës së tij si futbollit, Safet Berisha shkoi në Itali si emigrant, duke gjetur mundësi të ndryshme për të vazhduar jetesën e tij së bashku me familjen.
Për këto humbje të futbollit në Shqipëri është vendosur që kjo javë e tetë e Superligës të fillojë me një minutë heshtje dhe me nga një shirit të zi në krah në përkujtim të ndarjes nga jeta të këtyre dy figurave të mëdha të futbollit të Tiranës dhe Partizanit, Gëzim Kasmi dhe Safet Berisha.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.1%
-
Edi Ramën
28.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj niset drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit
7 Tetor, 12:14
-
Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos
7 Tetor, 12:14
-
Shkodër/ Arrestohet një rumun, i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një adoleshenti! Gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi kanabis (EMRI)
7 Tetor, 12:00
-
Dosja 'Partizani'/ SPAK i mori të pandehur, Berisha dhe Malltezi dorëzojnë prapësimet në 250 faqe! Pretendojnë se pasuritë i kanë me burime të ligjshme
7 Tetor, 11:43
-
Çmimi Nobel në Mjekësi i shkon Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre në gjenetikë
7 Tetor, 11:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime
7 Tetor, 11:30
-
Mblidhet grupi parlamentar i PS-së tek Kuvendi, diskutohet për agjendën e tyre politike dhe nismat në parlament! Ngrihet shqetësimi edhe për kaosin e krijuar nga PD seancat e fundit
7 Tetor, 11:27
-
Protesta e PD-së, Garda vendos staf sigurie tek Kryesia dhe Parlamenti, ndihmë i kërkohet edhe policisë dhe zjarrfikësve në ambientet e brendshme
7 Tetor, 11:17
-
Speca në kos me hudhra nga zonja Albana
7 Tetor, 11:06
-
Supë me kungull vjeshte dhe perime nga zonja Albana
7 Tetor, 11:01
-
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Do mbajë përgjegjësi kushdo që s'reagoi në kohë! Problem ishin kanalizimet! Pranë qytetarëve të dëmtuar
7 Tetor, 10:56
-
Sarandë/ U godit për vdekje me sende në fytyrë, 65 vjeçari dërgohet në Tiranë! Jetonte me autorin në një shtëpi, i kërkoi të ulte muzikën pasi mbante zi për të bijën
7 Tetor, 10:51