Homazhet për Robert Elsie,
Berisha: Enciklopedi e gjallë!

Homazhet për Robert Elsie,<br />Berisha: Enciklopedi e gjallë!<br>
Po zhvillohen homazhet në nder të albanologut të njohur, Robert Elsie, te Biblioteka Kombëtare, i cili u nda nga jeta më 2 tetor. Homazheve iu janë bashkuar edhe personalitete të larta të vendit, mes të cilëve dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit tha se Elsie ishte një enciklopedi e gjallë e të sotmes, të djeshmes, e historisë, e Shqipërisë e Kosovës. Sipas tij, albanologu i ndjerë ishte njëri prej avoketërve më të vendosur dhe më të shquar të të gjitha kohërave, të të vërtetave shqiptare.

“Njëri prej avoketërve më të vendosur, më të shquar të të gjitha kohërëave të të vërtetave shqiptare. Kam pasur fatin ta njoh, ta takoj shumë herë në takimet e niveleve më të larta, pore dhe të bisedojmë për probleme tjera me të, të lexoj veprat e tij. Mund të them se Robert Elsie ishte një enciklopedi e gjallë e të sotmes, e të djeshmes, e historisë, të kombit dhe Shqipërisë e Kosovës. Shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj tij”, tha Berisha.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari