Homazhet për Tërshanën, Lalo:
Tonini mbante thesë me çimento 

Homazhet për Tërshanën, Lalo:<br />Tonini mbante thesë me çimento 
Me tingujt e këngës “Erdh Pranvera” është përcjëllë drejt banesës së tij të fundit artist ii mirënjohur Tonin Tërshana. Miq të afërm qytetarë kolegë të këngëtarit shprehën adhurim dhe nderuan artistin mes lotësh dhe fjalësh prekëse në hollin e RTVSH-së ku u zhvilluan dhe homazhet për të ndjerin. Nga dhimbja e humbjes disa prej tyre shprehën edhe "revoltën" për harresën që shteti i ka bërë dhe po i bën artistëve


Ja çfarë thanë disa prej tyre
 
Osman Mula:Këngëtari që qëndronte me këmbë në tokë si Vaçe Zela
Osman Mula regjisori i festivalit të kënges në RTSH e kujton Tonin si një nga zërat më brilantë krahas Vaçe Zelës. “Një nga këngëtarët me vlera që qëndronte me këmbë në tokë si Vaçe Zela, sepse forcën e kishte zëri i tij". Ai foli edhe për faktin që ai u harruan në këto 20 vjet. Sipas tij po harrohen ikonat e artit dhe po merr vrull kultura e bulevardit.

Aleksandër Lalo:Tërshana në emigrim mbante edhe thasë çimentoje në kurriz
Për kompozitorin Aleksandër Lalo, Tonini ishte një këngëtar i lindur por që shteti e harroi. “Ishte një këngëtar i lindur, ai nuk u bë gjatë rrugës, nuk e ka pasur ndjenjën e karrierës këndonte këngët që i jepnin. Një nga sëmundjet e kombit tonë është emigrimi, kam dëgjuar se atje mbante edhe thasë çimentoje, kjo shoqëri është e pandjerë ndaj artistëve. Tek komshinjtë tanë këndojnë edhe 70 vjeçarë dhe tek ne të harrojnë që vera bëhet më e mirë kur rri. Ndërsa duke iu drejtuar kryeministrit Rama, kompozitori apeloi: “Edi je artist, shikoji 150 veta që janë artistë që të jetojnë në mënyrë normale, se shteti këtu nuk funksionon edhe Vace Zela vdiq në Zvicër po atje e mbajti vajza. Kjo është një virozë e shoqërisë shqiptare, njerëzit më të çmuar dhe të rrallë harrohen”

Enver Shëngjergji: Tonini një nga zërat më brilant shqiptar
Enver Shëngjergji,kompozitor shprehet “ kam qenë bashkëudhëtar me të në festival dhe jam i lumtur që kam bashkëpunuar me një nga zërat më brilantë të këngës shqiptare”.

Erion Veliaj:Ditë e dhimshme për një njeri që dhuroi veç gëzim
Veliaj tha se dita e sotme është shumë e dhimbshme për një njëri që dhuroi vetëm gëzim.
Ndaj dua që t’i uroj Meri Tërshanës shumë kurajo edhe gjithë shqiptarët që, ndoshta unë jam brezi i fundit i atyre që shijuan gjithë gëzimet dhe këngët e Toninit. Ta kujtojmë gjithmonë të qeshur, gjithmonë të gëzuar dhe ishte në nderin e qytetet tonë ta kishim mes nesh dhe do kemi dhe nderin tonë që ta kujtojmë gjithmonë”, deklaroi Veliaj.

Justina Aliaj:Të shpërlajmë ndërgjegjen tonë për të rikthyer ikonat që po humbasim
Justina Aliaj këngëtarja e mirënjohur bashkëpunëtore e ngushtë e Tërshanës shprehu mirënjohje për këngëtarin dhe theksoi se sot është një ditë zie.
“Ne duhet te shperlajme ndergjegjen tone që të rikthejmë të gjithë këro ikona dhe vlera të artit shqiptar që po na humbasin"

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror