Homazhet për Jimmy Carter bënë bashkë këtë të enjte (9 janar) rivalë dhe ish-aleatë në politikën e SHBA-së.
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump përshëndeti dhe shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence ndërsa me Barack Obama, Trump mesa duket pati një bisedë mjaft miqësore. Në një moment Trump duket se i pëshpërti diçka në vesh Obamës, ndërsa ky i fundit qesh.
Pence u ul pas Trump, i cili ishte në rreshtin e dytë me ish-presidentët dhe zonjat e para, përfshirë ish-presidentin George W. Bush dhe Barack Obama. Biden dhe Harris ishin në rreshtin e parë.
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias. Carter ndërroi jetë më 29 dhjetor 2024 në moshën 100-vjeçare.Ai ishte ish-presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, duke i mbijetuar një tumori në vitin 2015 dhe një rënieje të rëndë në shtëpi në vitin 2019.
Po ashtu Carter u quajt edhe ish-presidenti më modest: jo vetëm sepse u rikthye të jetonte në një fermë me dy dhoma gjumi, vlera e së cilës sot llogaritet 167 mijë dollarë, por sepse gjithmonë refuzoi të përfitonte financiarisht nga përvoja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk pranoi të hynte në bordet e drejtorëve të kompanive apo të mbante fjalime me pagesë, siç kishin bërë paraardhësit e tij.
Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.1%
-
Pak
85.6%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Groenlandë me bashkëshorten: Shumë të interesuar për sigurinë e Arktikut! Kryeministri i ri Nielsen e pret me kritika
28 Mars, 19:29
-
SHBA i rikthen fondet ‘Radios Evropa e Lirë’
28 Mars, 19:04
-
Tensionet SHBA-Kanada, Trump zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e ri kanadez: Ishte produktive
28 Mars, 17:57
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25
-
Mbahet darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët për mbështetjen në zgjedhje
28 Mars, 13:04
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Kongresmenja amerikane "poshtëron" gazetaren britanike: Kthehuni në vendin tuaj, nuk më interesojnë lajmet e tua
27 Mars, 18:21