Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhert për ikonën e kinenatografisë shqiptare, Margarita Xhepa. Ndër shumë figura të njohura të artit ishte edhe aktori Luftar Paja.

“U shkëput si një tërmet i madh. Ishte një mal i madh artistik, do të jetë e pazëvendësushme në radhët tona. Kemi xhiruar një film që nuk ka dalë akoma. Titulli i filmit është ‘Vdekja le të presi’,  por Margarita nuk priti dot. Prehu e qetë zonjë e madhe, do ecim përpara në gjurmët e tua”, tha Paja.


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Margarita Xhepa! Ikona e kinematografisë përcillet në banesën e fundit! I biri tregon pengun: Donte të bënte edhe një film! 3 orë homazhe