Margarita Xhepa sot 90 vjeçe, ditëlindja e aktores 'Nderi i Kombi'! 'Artistja e Popullit' me 180 role në teatër e filmin shqiptar

Margarita Xhepa sot 90 vjeçe, ditëlindja e aktores 'Nderi i Kombi'! 'Artistja e Popullit' me 180 role në teatër e filmin shqiptar

TIRANE - Aktorja e njohur ‘Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa feston sot 90 vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa, lindi më 2 prill 1934 dhe është një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar. Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi sot aktoren e madhe të cilës i është akorduar dhe titulli “Artiste e Popullit” duke publikuar dhe një video me rolet më të mira të saj.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën” etj.

U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa: 02/04/2024 17:10

    Kjo asht aktore e madhe , e jo si keto te sotmen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?