Me Saimir Kumbaron aktori i ndjerë Mirush Kabashi nis karrierën e tij në film (pas teatrit e telefilmit). Roli i toger Shazivarit në filmin "Koncert në vitin 1936" do të konfirmonte aftësitë e tij në sheshxhirim, përkushtimin e madh në studimin dhe jetësimin e personazhit (që përpos të tjerash ishte gagaç). Por, siç tregon Kumbaro, rruga në kinematografi e Kabashit nuk ishte e lehtë. Ndonëse e ndihmonte talenti i pamohueshëm, pengesat sistemi komunist i nxirrte me justifikimin e problemeve në biografi. Në lamtumirën e fundit që iu dha sot (6 dhjetor) "Artistit të popullit", regjisori Kumbaro, që e ka përzgjedhur në tre filmat të tjerë të suksesshëm si "Ne dhe Lenini", "Nxënësit e klasës sime" dhe "Gëzhoja e vjetër", tregon për Report tv bashkëpunimin me të si dhe rolet që aktori kishte më përzemër.
‘Roli që kishte më shumë përzemër ishte Koncert në Vitin 1936, Shazivari dhe tek filmi i fundit ‘ne dhe Lenini’ Mirushi të gjitha rolet i merrte shumë seriozisht. Serioziteti që kishte në punë. Ishte elastik i zhdërvjellët. E merrte roli e studionte dhe të sugjeronte. Unë futem tek ato lloj regjisorësh që i dëgjoj shumë të tjerët. Rëndësi ka të dali filmi mirë. Kjo është kryesorja.
Ajo histori më vete si e mora. Pasi Mirushin nuk ma jepte drejtori i Teatrit. Kam shkuar tek sekretari i partisë, i thash nuk e dua për rol pozitiv, por për rol negativ. Dhe çfarë janë për role negative duhet të merrnim aktorë që kishin probleme me biografinë. Me Mirushin kam bërë 4 filma, gjithmonë kam gjetur një rrugë bashkëpunues. Me Mirushin kemi shkuar shumë mirë. Ai i merrte shumë seriozisht personazhet, sugjeronte shtesa heqje. Ishte aktor që nuk me krijonte bezdi.’-tha Kumbaro.
Lajmi kryesor:
Homazhet për ‘Mjeshtrin e Madh’/ Artistët të gjithë bashkë për Mirush Kabashin, e bija rrëfen aktorin: E deshi shumë jetën dhe publikun
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!
18 Prill, 16:33
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
Ish-drejtori: 26 mln € për rikonstruksionin e muzeut Kombëtar, shqetësuese mungesa e informacionit! Propozoj ministri të muzeve
11 Mars, 20:09
-
Muzeu Kombëtar në restaurim, për 4 vjet me dyer të mbyllura
6 Mars, 12:07
-
'Mirushi e deshi jetën e skenën deri në fund!' Vajza e Kabashit për Report Tv: Do na mungojë të gjithëve! Babai im i pakompromis, la pas pasuri të madhe
6 Dhjetor 2023, 12:14
-
Homazhet për ‘Mjeshtrin e Madh’/ Artistët të gjithë bashkë për Mirush Kabashin, e bija rrëfen aktorin: E deshi shumë jetën dhe publikun
6 Dhjetor 2023, 08:57
-
“Si i ekzekutuam dhe i groposëm Skënder Çelën dhe Mark Toçin…” - Dëshmia rrëqethëse e gjeneralit të njohur, për dajën e Mirush Kabashit
5 Dhjetor 2023, 20:05
-
‘Një Mirush nuk i vjen më Teatrit!’, aktorja Tinka Kurti përlotet në ‘Frontline Interview’: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime
5 Dhjetor 2023, 18:56
-
Nis festivali ‘Hapat’, Gjergj Prevazi e regjisorët nderojnë Mirush Kabashin! 2 shfaqje në ditë, të dielën vlerësohen projektet më të mira
5 Dhjetor 2023, 17:15
-
‘Ishte vetë arti’, Margarita Xhepa rrëfen takimin e fundit me Mirush Kabashin: Më buzëqeshi dhe më tha se do bënim film tjetër
5 Dhjetor 2023, 12:22
-
Mirush Kabashi, 'Sokrati' që na nderoi në arenën ndërkombëtare!' Bujar Asqeriu në Report Tv: Në poezi ishte mbret
5 Dhjetor 2023, 12:08
-
Kur Enver Hoxha përkulej para talentit të Robert Ndrenikës dhe Mirush Kabashit
5 Dhjetor 2023, 12:02