Në qytetin e Elbasanit, ditën e sotme, u zhvilluan homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Qazim Sejdini u nda nga jeta dje (12 qershor) në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Pjesë e homazheve, të cilat u zhvilluan në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte kryetari i Bashkisë Elbasan Gledis Llatja, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, miq, të afërm dhe familjar të ish-kryebashkiakut.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një prononcim për media, ndërsa u shprehi ngushëllime familjes vlerësoi figurën e Sejdinit për humorin që ai kishte.
“Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty që kur shumë prej nesh ishin fillestar në politikë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri humorin dhe se si na e bënte me të lehtë ato sfida që na dukeshin të mëdha sa bota. Do ta kujtoj për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe për ata që punoj”, tha Veliaj.
Edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledis Llatja, u shprehu ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Sejdinit, ndërsa vlerësoi punë e bërë prej tij kur ishte drejtues i Bashkinsë së Elbasanit.
“Qazim Sejdini do të mbetet gjatë në Elbasan. Punë e tij e ka sot konkrete në të gjitha rrugët e Elbasanit, në sheshin kryesor të qytetit, në kopshte, në shkolla, në çerdhe. Është një politikan që ka bërë luftra jo vetëm në Elbasan, por edhe në politikën e madhe. Është i paharruar. Dua ti shpreh ngushëllime familjarëve dhe atyre që e kishin mik”, tha ai.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.8%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
10.2%
Vota total: 559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit
22 Korrik, 12:24
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
4 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi për të çuar Tiranën përpara
21 Korrik, 14:04
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët
20 Korrik, 10:29
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Dhërmi, Himarë dhe Borsh! Stuhi edhe në Elbasan
18 Korrik, 16:33
-
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 13:34
-
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
18 Korrik, 13:06
Hajdutet ngushellijne hajdutet. Hajt se po ju vjen rradha ne Spak te gjitheve.
Përgjigju