TIRANE - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton, tha sot se “në emër të Bashkimit Evropian, unë jam krenare që i bashkohem kësaj feste”.
“Në mbarë botën, njerëzit përjetojnë diskriminim dhe dhunë, madje edhe vdesin, për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor – deklaroi Ashton - Marrëdhëniet konsensuale brenda të njëjtës gjini përbëjnë ende një krim në 76 vende, dhe janë të dënueshme me vdekje në të paktën 5 vende”.
Përfaqësuesja e Lartë e BE iu përgjigj atyre që thonë se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë në konflikt me vlerat tradicionale. “Më lejoni të jem shumë e qartë: kur ne flasim për të drejtat e lezbikeve, të personave homoseksualëve, biseksualë, transgjinorëve dhe personave interseks, ne nuk flasim për futjen e të drejtave të reja për një grup të caktuar njerëzish. Bëhet fjalë që të njëjtat të drejta të njeriut të zbatohen për çdo person kudo pa diskriminim. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve ta bëjnë këtë një realitet për të gjithë”.
Në deklaratën e saj, Baronesha Ashton sqaron se edhe Shqipëria si vend “kandidat potencial” në BE “i bashkohet kësaj deklarate”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com