Honduras, masakra në burgje, regjistrohen 36 viktima

Honduras, masakra në burgje, regjistrohen 36 viktima

 

Të paktën 36 njerëz u vranë gjatë fundjavës gjatë përleshjeve në burgjet e Hondurasit, te të cilat ushtria dhe policia po përpiqen të rimarrin kontrollin pas një seri vrasjesh të lidhura me "marat", bandat kriminale që prej kohësh kanë infektuar vendin.

Të paktën 18 viktima u shënuan dje gjatë përleshjeve midis të arrestuarve në një burg në qendër të vendit.

Përleshjet me armë zjarri dhe thika shpërthyen në burgun El Porvenir, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Tegucigalpa.

Natën e kaluar, një tjetër përleshje kishte shkaktuar 18 viktima dhe 16 të plagosur në burgun Tela.

Të dy masakrat ndodhën menjëherë pasi Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández urdhëroi ushtrinë që të merrte nën kontroll burgjet në të cilat ndodhen rreth 21,000 të ndaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas