Hong Kong, automjete të blinduara dhe ushtarë në kufi. Ambasadori kinez në Londër: Gati për të ndërhyrë (VIDEO)

Pekini ka nisur t’i tregojë muskujt Hong Kongut teksa mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave, janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, gjë që rrit frikën e ndërhyrjes ushtarake kineze në territor.

Kjo paradë e mjeteve dhe fuqisë ushtarake, vjen pas më shumë se 10 javësh protesta pro-demokracisë në ish-koloninë Britanike, të cilat shpesh kanë derivuar në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

Hong Kong, një protestë e re është planifikuar për të dielën pavarësisht se njerëzit mendojnë se me atë rast Pekini mund të përdorte forcën.

“Kina nuk do të qëndrojë indiferente dhe është e gatshme të shtypë trazirat nëse kriza e Hong Kongut bëhet e pakontrollueshme", tha ambasadori kinez në Londër, Liu Xiaoming.

Situata në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kong duket se është rikthyer në normalitet pas protestave të dy ditëve të fundit që kanë detyruar anulimin e rreth 979 fluturimeve.

Pas ditësh heshtjeje për krizën, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar një takim me homologun e tij kinez, Xi Jinping, për të folur për Hong Kongun.

"Unë e njoh Presidentin Kinez Xi shumë mirë. Nuk kam dyshim se nëse ai dëshiron të zgjidhë problemin e Hong Kongut në një mënyrë të shpejtë dhe humane, ai mund ta bëjë këtë”,  ka shkruar në Twitter presidenti amerikan.

SHBA ka shprehur "shqetësim të fortë" për përqendrimin e ushtrisë kineze në kufi dhe në të njëjtën kohë ka dënuar dhunën në protesta dhe u ka bërë thirrje të dy palëve të moderojnë krizën përmes negociatave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 16/08/2019 22:55

    Fatkeqesi qe te paskan prish pushimet. Protestusit kerkojne qe Ligji Themelor qe u eshte lejuar ne kohen e Anglise te mos shkellet nga Kina sot, ne baze te ktij ligji HK eshte i lire te zgjedh sistemin e vet politik(demokracine ne kte rast), protestat filluan pas ligjit te ekstradimit ku Kina kishte te drejte te extradonte ne Kine apo Taiwan shtetas nga HK, ky ligj u hoq perfundimisht. Vjen nje kohe qe populli e kupton se autonomia eshte nje kufizim i lirise. Si Amerika(nje tjeter koloni) dikur me taksen e çajit.

    Përgjigju
  • Moza DiAryson: 16/08/2019 09:25

    Epo ti lejosh autonomi (nje super liri e zhvillim), qe nuk ndryshon aspak nga sa kishin kur ishin si koloni e Britanise se Madhe (deri ne Korrik 1997), dhe te bejne proteste me shenja te dukshme dhune deri ne aeroportin kryesore te vendit, ku Ne si turiste u terrorizuam me cdo mjet e menyre, eshte e pafalshme per popullin e Hong Kongut. Nese ajo pjese e popullit te Hong Kongut mendon se me "formule" te vjeter protestash, "te inspiruar" nga 30-vite me pare prej rinise studentore ne sheshin Tiananmen, ku finalja dihet Boterisht sa viktima pati dhe nuk u arrit asgje, atehere kush eshte pas kesaj pjese te Popullit qe ka jave e jave qe shkon vetem drejte dhunes e shkaterrimit. Ketu del; qe nuk eshte aspak e "cuditshme" qe te kemi nje "Tiananmen" te dyte keto dite Gushti 2019, me kosto jashtezakonishte te medha per Hong Kongun, si banore dhe mini-shtet ne kuader te shtetit meme, Kines.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)