Hong Kong, koronavirusi 'udhëton' lart e poshtë tubave të ajrimit të një ndërtese, infekton dy persona, 110 evakuohen nga shtëpitë

Hong Kong, koronavirusi 'udhëton' lart e poshtë tubave të ajrimit të një ndërtese, infekton dy persona, 110 evakuohen nga shtëpitë

Si masë paraprake, autoritetet shëndetësore të Hong Kongut - një territor gjysmë autonom nga Kina dhe i prekur seriozisht në vitin 2002 nga epidemia SARS - kanë evakuuar pjesërisht një rrokaqiell 35-katësh me pamje nga ishulli Tsing Yi, në veri-perëndim të metropolit.

Quhet ‘Hong Mei House’, pjesë e kompleksit ‘Cheung Hong Estate’, ku jetojnë gjithsej 3 mijë njerëz.

Mbi 100 nga banorëve të kullës iu kërkua papritur mbrëmjen e djeshme të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Njerëz të mbuluar nga koka tek këmbët me kostume mbrojtëse, nxituan në vendngjarje për një ndërhyrje urgjente pas konfirmimit të një rasti të ri të koronavirusit, i cili infektoi një grua 62-vjeçare që banonte në katin e tretë të ndërtesës.

Banesa e saj ndodhet saktësisht dhjetë kate poshtë asaj të një burri 75-vjeçar, i cili më parë ishte diagnostikuar i infektuar me koronavirusin.

Në Hong Kong deri tani janë konfirmuar 49 rastetë prekur nga virusi i Wuhan.

Në qytet, në vitet 2002-2003 virusi SARS ishte përhapur gjithashtu me shpejtësi të madhe, duke ‘udhëtuar’ nga një apartament në tjetrin në rrokaqiejt e shumtë të banimit dhe duke shkaktuar 299 viktima. Rreth 42 prej tyre jetonin në të njëjtën ndërtesë.

Si masë paraprake, banorët e apartamenteve ‘Hong Mei House’ që jetonin mbi ose nën dy pacientët, u evakuuan dhe u dërguan për tu karantinuar për 14 ditë.

Në kohën e SARS, ‘hetimet’ kishin treguar se pneumonia virale kishte qarkulluar nga njëra banjë në tjetrën përmes kanalave të ventilimit të ndërtesave.

"Ne kemi arsye të besojmë se infektimi është i mundur nga transmetimi i ajrit”, - tha profesori Yuen Kwok, mikrobiolog në Universitetin e Hong Kongut.

Në rastin e kullës ‘Tsing Yi’, një kanal ventilimi i lidhur me një sifon banjo i pa izoluar mirë kishte shkaktuar infektimin e gruas 62-vjeçare që banonte në katin e tretë të ndërtesës.

Në rast të një alarmi të rremë, inspektorët e shëndetit do të sjellin 110 personat e evakuuar përsëri në banesat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi