Hong Kong, lirohen 247 protestues 
mes të arrestuarve dhe 15 deputetë

HONG KONG - Sipas lajmit nga televizioni RTHK në Hong Kong, theksohet se në mesin e 247 protestuesve të arrestuar të cilët u ndaluan për 24 orë nga policia e Hong Kongut, krahas 15 deputetëve pro-demokratë ndodheshin edhe lideri i studentëve Alex Chow dhe Wong Yeung-tat themeluesi i organizatës Civic Passion.
 
Deputetët, Alex Chow dhe Wong Yeung-tat theksohet se janë liruar pa kushte, ndërsa policia ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme për këta persona ekziston mundësia të ketë edhe proçedime penale.
 
Ndërsa aktivistët e tjerë theksohet se janë liruar me kusht.
 
Në mesin e aktivistëve të liruar sot nga policia gjendeshin edhe mbështetësi i demokracisë redaktori i gazetës Apple Daily dhe padroni i medjas Jimmy Lai.
 
Policia e Hong Kongut që nga fillimi i protestave në fund të muajit shtator e deri tani ka ndaluar afërsisht 900 persona./ Anadolu Agency/
 
Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve