Mijra protestues në Hong Kong kanë rrethuar stacionin qëndror të policisë, duke vënë nën presion administratën e qytetit pas propozimit për ekstradimin në Kinë të të dënuarve.
Protestuesit e veshur me të zeza ngritën barrikada përreth stacionit të policisë, duke u kërkuar autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar javën e kaluar.
Në Hong Kong prej ditësh vazhdon rezistenca e disa qindra mijra protestuesve të cilët po përpiqen për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë.
Ligji i mosmarrëveshjes rregullon procedurat e ekstradimit midis Hong Kongut dhe qeverisë kineze por për organizatorët e protestës, ligji i ri do ti hapte rrugë gjykimit jo të drejtë të kundërshtarëve të regjimit komunist në Pekin.
nuk ka ekstradim në Kinë no extradition to china 不要送中惡法 hongkonger dashuri Shqiperia hongkonger love albania 香港人愛阿爾巴尼亞 Përshëndetje nga Hong Kongu Greetings from Hong Kong 來自香港的問候
Përgjigju