Hong Kong, një zinxhir i gjatë njerëzor si në vitin 1989

Hong Kong, një zinxhir i gjatë njerëzor si në vitin 1989

Një zinxhir njerëzor prej rreth 40 km është gjetja e fundit e protestuesve në Hong Kong për të mbajtur vëmendjen në protestat që kanë vazhduar për më shumë se dy muaj.

E  quajtur "Rruga e Hong Kongut", është frymëzuar nga një provë e ngjashme që, tridhjetë vjet më parë, përfshiu ish-Republikat Balltike Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Më 23 gusht 1989, në fakt, rreth dy milion njerëz u bashkuan në një zinxhir gjigant njerëzor mbi 600 km nëpër të tre vendet, pak para rënies së Murit të Berlinit.

Për të rinjtë e Hong Kongut, të pranishëm në kufirin me Kinën, "Rruga e Hong Kongut", e planifikuar për sot në mbrëmje, është një çështje për të theksuar dëshirë të njëjtë për liri.

“Protestat që synojnë të kërkojnë demokracinë dhe respektimin e paktit që e çoi Hong Kongun në statusin e një qyteti të lirë, do të vazhdojnë vazhdojnë edhe pse Pekini mund të mendojë për një fund të hidhur” -thonë organizatorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic