Hong-Kong, qeveria ofron bisedime
Protestuesit duan zgjedhje të lira

Pas më shumë se 3 javë përleshjesh, qeveria e Hong-Kongut është shprehur e gatshme që javën në vijim të zhvillojë bisedime me studentët protestues pro-demokracisë. Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme, janë regjistruar përleshje masive mes protestuesve dhe policisë.
 
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, CY Leung, ditën e sotme, foli për mediat pasi policia dhe protestuesit u përleshën gjatë natës në një nga rrugët kryesore të Hong Kongut, pranë ndërtesave qeveritare. Leung deklaroi se qeveria është e gatshme të takojë liderët e studentëve gjatë javës në vazhdim për arritjen e një kompromisi. Por kreu i Hong Kongut paralajmëroi se Pekini nuk është i gatshëm të ndërrojë qëndrim mbi praktikat elektorale.
 
Ndërsa këto negociata të shpallura shihen me skepticizëm, protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i qeverisë së Kinës që iu heq të drejtën popullsisë së Hong Kongut për të zgjedhur vetë kandidatët për liderin e tyre në zgjedhjet e 2017-ës. Ndërkaq, është java e tretë që ata kanë zënë rrugët kryesore të qytetit në një përpjekje për të ushtruar presion mbi autoritetet që të zbatojnë reforma territoriale, duke përfshirë edhe kërkesat për zgjedhje plotësisht të lira.

protesta hong kong
(Foto: Pamje nga gjendja e tensionuar mes studentëve dhe policisë në Hong Kong)
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur