Hong Kong, studentët bojkotojnë ditën e parë të shkollës

Hong Kong, studentët bojkotojnë ditën e parë të shkollës

Me maska gazi në fytyrë, si një shenjë solidariteti me protestuesit, studentët ne Hong Kong, kanë bojkotuar ditën e pare të vitit të ri shkollor dhe kanë protestuar kundër guvernatores Carrie Lam dhe kundër ligjit të ekstradimit në Kinë.

Demonstratat në favor të demokracisë dhe kundër ndërhyrjes kineze duket se janë zgjeruar edhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave.

Pas fundjavës së përplasjeve midis demonstruesve antiqeveritar dhe policisë, shumë të rinj u mblodhën në rrugën Chai Wan, në lindje të ishullit

Sipas 'South China Morning Post', më shumë se 10,000 nxënës nga 200 shkolla të ndryshme, kanë formuar një zinxhir të gjatë njerëzor, të veshur me këmisha të bardha dhe me maska në fytyrë duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej "Unë jam i përgatitur për çdo pasojë disiplinore".

Protestat në Hong Kong nisën rreth dy muaj më parë, për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë të të gjithë të ndaluarve apo arrestuarve, gjë e cila, sipas protestuesve, do të sillte rritjen e ndikimit të Pekinit mbi ish koloninë britanike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik