Një qetësi e pakëndshme ka rënë mbi Hong Kong sot, ndërsa qyteti po përgatitet të shkojë nesër në zgjedhjet lokale.
Votimet e ditës së nesërme shihen si një referendum pas disa muajsh protesta antiqeveritare, pas disa javësh përleshjesh veçanërisht të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve.

Në Universitetin Politeknik qëndrojnë ende një numër i vogël protestuesish që kërkojnë dëshpërimisht një rrugëdalje teksa të tjerët e dorëzuar janë arrestuar nga policia.
Protestat në ish koloninë britanike nisën në muajin qershor, fillimisht për të kundërshtuar ligjin e ekstradimit në Kinë të të dënuarve por që u shndërruan në lëvizje në mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë.

Senati amerikan ka votuar unanimisht në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Hong Kong dhe kundër shtypjes nga ana e Pekinit të lëvizjes protestuese.
Ligjvënësit amerikan miratuan gjithashtu një ligj që ndalon shitjen e gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe pajisjeve të tjera të përdorura nga forcat e sigurisë për të shtypur protestat që kanë tronditur ish-koloninë britanike për muaj të tërë.
Por përgjigjja e Pekinit nuk ka vonuar. Kina ka sulmuar votën unanime të Senatit amerikan, i cili miratoi 'Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut', dhe përmes Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ka kërcënuar me hakmarrje të pa specifikuar.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?
10 Mars, 08:57
-
Kina 'kërcënon' Tajvanin, shpallin stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe Iranin
9 Mars, 10:26
-
SHBA/ Fshehën informacione për pandeminë e Covid-19, gjykata në Missouri dënon me 24 mld dollarë Kinën
8 Mars, 17:18
-
Ekskluzive në Report Tv, Boriçi në 'Esencë': Enver Hoxha me 2 miliardë rubla, si ia mori vendeve të kampit socialist!
2 Shkurt, 21:19
-
Trump konfirmon tarifat doganore 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti! Presidenti: Edhe Kina do paguajë, po na vret njerëzit tanë me fentanil
31 Janar, 07:18
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
Thesari i SHBA-ve u hakerua nga Kina! Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington: Akuza të pa baza
31 Dhjetor 2024, 07:41
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor 2024, 22:50
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16