Qindra protestues kanë pushtuar sërisht zonën e Mong Kok në qendër të Hong Koongut, të veshur me helmeta mbrojtës e duke krijuar barrikada me shkopinj druri dhe materiale të tjera. Shumica prej tyre hedhin parrulla kundër policisë pas dhunës së ushtruar ndaj tyre gjatë mbrëmjes së të premtes, me gaz lotë sjellës, shkopinj gome e qen policorë.
Pavarësisht përleshjeve e dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve që kërkojnë demokraci në zgjedhjet e ardhshme, policia nuk mundi t’i largojë ata duke kontrolluar vetëm një pjesë të zonës.
Aktivistët prej javësh kanë bllokuar trafikun në qytet, duke mbajtur protesta e shkaktuar trazira deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria e Hong KOngut.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur pranë selisë së qeverisë së Hong Kongut, zyrtarët thanë se dënojnë veprimet e protestuesve të cilat janë të dhunshme dhe jo ligjore. Zyrtarët policorë thanë gjithashtu se kanë arrestuar 26 persona deri më tani, dhe 15 policë janë lënduar gjatë përleshjeve.
Sipas tyre protestuesit po dëmtojnë rendin publik dhe po rrezikojnë seriozisht sigurinë e qytetarëve. Zëdhënësi pretendon gjithashtu se forcat policore kanë qenë tepër tolerantë deri më tani dhe shpreson se protestuesit do të qetësohen dhe do t’i shprehin kërkesat e tyre në një mënyrë më paqësore.
Protestat dhe përplasjet e fundit nisën pak pasi lideri i Hong Kongut Leung Chun-ying, mbështetës i qeverisë së Pekinit, i ofroi liderëve të studentëve të uleshin për bisedime javën tjetër. Kjo për t’i dhënë fund protestave disa javore që kanë paralizuar pjesë të tëra të qytetit dhe kanë marrë vëmendjen e mediave botërore për shkak të përleshjeve të dhunshme dhe gazit lotësjellës.
Ndërkohë protestuesit vazhdojnë të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke qëndruar në tenda dhe duke paralizuar gjithë jetën normale në Hong Kong. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lira e demokratike në vitin 2017-të, por Kina insiston të përzgjedhë kandidatët ndërsa Hong Kongu nuk pranon të bëjë kompromise.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO