Hormuz, ishulli i Ylberit me rërë 'galaktike' dhe ujë të kuq rubin

A keni parë ndonjëherë rërë dhe ujë në ngjyrë të kuqe të errët? Këto dy fakte natyrore të pazakonta janë zbuluar në ishullin Hormuz. Është një bregdet i mrekullueshëm që për nga pamja të “dërgon” në mars, por që realisht ndodhet në Iran. Ndryshe kjo mrekulli e natyrës quhet Ishulli i Ylberit. Toka e Hormuzit ka një përqendrim të lartë të oksidit të hekurit që i jep peizazhit një ngjyrim karakteristik të kuqërremtë. Në pjesët ku rëra është më e kuqe, valët në det bëhen të ngjyrosura me rozë. Rëra dhe uji që pasurojnë këtë ishull është përdorur për dekada në industrinë e ngjyrosjes, kozmetikës, qelqit dhe qeramikës e ndërsa nuk mungojnë edhe sasi që dërgohen për eksport. Ishulli Hormuz ka një sipërfaqe toke të përbërë nga oksidi i kuq, të quajtur "Gelack", i cili nuk është thjesht një mineral i vlefshëm për qëllime industriale, por edhe i ushqyeshëm pasi vendasit e përdorin atë si një erëz në kuzhinën e tyre, siç janë salca e gatime të tjera e ndërsa shijen e ka të kripur. I njëjti dhe nga toka e kuqe i jep jo vetëm ngjyra plazheve të këtij ishulli, por përdoret gjithashtu në pjekjen e bukës lokale të quajtur "tomshi".

Duke qenë se pranë vijës bregdetare ngrihet edhe një mal kjo e bën plazhin e kuq edhe më të vecantë pasi hija e tij e bën të duket akoma më i errët ngjyra e ujit dhe tokës nën ujë. Përgjatë një shëtitje në breg të detit rëra shkëlqen si të jetë përbërë nga metale e kur vjen lindja ose perëndimi i diellit pamja bëhet thjesht magjepsëse me një shkëlqim “galaktik” mbresëlënës dhe ujin e kuq të errët të shndritshëm.

Ishulli Hormuz ose i Ylberit është një nga vendet që duhet të vizitoni në një moment të caktuar të jetës tuaj. Ngjyra e tokës përreth jush ndryshon ndërsa ecni në një tokë me përbërje unike ngjyrash prej  70 mineralesh të veçanta. A nuk është e mahnitshme?! /Përgatiti Migena Sotiri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini