TIRANE - Për herë të parë astrologia Meri Shehu, do të sjellë një horoskop për të gjithë politikanët më në zë të vendit. Në një intervistë për Shqiptarja.com ajo shpjegon se ky vit do të jetë shumë i favorshëm për të gjithë politikanët shqiptar, e veçanërisht në karrierën e tyre politike. Sigurisht që ky vit do të jetë i favorshëm për politikanët shqiptarë edhe përsa i përket anës së tyre financiare.
Do të kemi për herë të parë një horoskop për politikanët, si ju lindi ideja për krijimin e tij?
(Qesh) Më shumë ishte një bashkëpunim sesa një ide e imja. Po të ishte për mua nuk do ta merrja guximin të merresha me hartat e politikanëve, pasi ata ndoshta nuk janë në privilegjet e mia të shqyrtimeve astrologjike. Megjithatë nga studimet që bëmë shumë politikanë në Shqipëri, janë në shenjën e Gaforres dhe më pëlqen fakti që janë të kësaj shenje, pasi ndjenja e familjes, e atdhedashurisë është shumë e dukshme tek Gaforret. Në fakt viti 2013 është viti i Gaforres, por duke filluar pas 26 qershorit. Pas kësaj date do të shohim një rehabilitim tek të gjithë politikanët që kanë tendenca të fuqishme dhe që janë të kësaj shenje. Dy nga politikanët që na udhëheqin për momentin Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bujar Nishani, janë të dy në shenjën e Peshores dhe nuk është çudi që ne na udhëheqin gjithnjë Peshoret, pasi ata gjejnë marifetin e tyre diplomatik për të na udhëhequr. Deri në qershor Peshoret janë mirë, ndërsa muajin korrik ata do ta kenë më të favorshëm për të arritur ambiciet e tyre.
Intervistën e plotë me astreologne dhe Horoskopin 2013 për çdo politikan e gjeni në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (PDF)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com