Në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, astrologia Denisa Shyle foli për horoskopin e muajit Mars, duke ndarë parashikimet dhe këshillat më të rëndësishme për çdo shenjë të horoskopit.
“Hëna e plotë këtë muaj është në shenjën e Virgjëreshës, duke sjellë një periudhë reflektimi dhe rregullimi për të gjithë. Ky muaj Mars është më i favorshëm sesa viti i kaluar dhe mund ta përdorni për të hequr pengesat nga jeta juaj, për t’u ndjerë më të lumtur dhe për të fituar aftësi të reja. Marsi ju jep mundësinë të përqendroheni tek detajet, një karakteristikë e shenjës së Virgjëreshës. Megjithatë, retrograda e Merkurit ka nisur, dhe mund të hasni vështirësi me teknologjinë dhe automjetet, kështu që kujdesi është i nevojshëm deri sa të përfundojë kjo periudhë. Mos firmosni kontrata të reja deri më 22 mars!”, këshilloi astrologia Shyle, duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë të zodiakut.
Dashi
Derisa të kaloni datën 22 mars, do të ndiheni të tensionuar dhe të shqetësuar. Fokusohuni te ato që po funksionojnë mirë në jetën tuaj dhe kërkoni mbështetje nga familja. Pas datës 20, energjia do të rritet, por kujdes nga impulsiviteti – merrni vendime të qetë dhe të menduara.
Demi
Ndiheni të përçarë dhe të pasigurt për disa çështje brenda vetes tuaj. Ky muaj është koha ideale për të menduar se çfarë dëshironi dhe çfarë nuk dëshironi. Do të bëni miq të rinj dhe mund të filloni lidhje romantike.
Binjakët
Jeni në një periudhë të pasigurisë në marrëdhëniet profesionale, por keni mundësi të mira për të rritur të ardhurat. Disa mundësi të reja në karrierë do të rikthehen, por në aspektin sentimental, shmangni marrjen e vendimeve të ngutshme deri më 22 mars.
Gaforrja
Ky muaj sjell shumë pozitivitet për ju. Planeti i fatit është në shenjën tuaj dhe do të keni rritje në karrierë. Po ashtu, lidhjet sentimentale do të stabilizohen dhe do të arrini të kaloni çdo problem që mund të keni pasur.
Luani
Do të jeni më të ngadaltë dhe të pasigurt deri më 20 mars, por kjo do t’ju ndihmojë të shihni detajet dhe mundësitë që keni. Jepini prioritet marrëdhënieve sentimentale dhe martesat do të lulëzojnë.
Virgjëresha
Ky muaj do të sjellë ndryshime të rëndësishme për ju. Keni mundësinë të rishikoni identitetin tuaj dhe të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mbështetje e madhe do të vijnë nga shoqëria, dhe do të keni mundësi të rriteni në karrierë. Kujdes nga nënshkrimi i kontratave deri më 22 mars.
Peshorja
Deri më 6 mars do të jeni në një fazë të bukur, duke ndjerë ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Pas kësaj periudhe, do të fokusoheni më shumë në marrëdhëniet personale. Kujdes, tregohuni të balancuar edhe pse mund të keni një periudhë të ngarkuar në karrierë. Mos merrni vendime të rëndësishme deri më 22 mars.
Akrepi
Pas një periudhe të vështirë, tani është koha për të bërë ndryshime të mëdha. Komunikimi do të jetë më i lehtë dhe më i efektshëm. Keni mundësi të mrekullueshme për të tejkaluar çdo pengesë dhe për të pasur një rritje të madhe, sidomos në fushat që ju kanë mbajtur peng.
Shigjetari
Ky muaj do t’ju sjellë shumë mundësi të reja. Pas datës 11 mars, do të keni mundësi të bëni zgjedhje të rëndësishme. Po ashtu, pengesat që keni pasur në lidhje me karrierën do të largohen.
Bricjapi
Jeni në një fazë të rilindjes. Pas një periudhe të lodhshme, komunikimi do të jetë shumë më i lehtë dhe mund të realizoni projekte të rëndësishme. Ky është momenti për të rritur stabilitetin tuaj, si në aspektin profesional ashtu edhe ekonomik.
Ujori
Do të keni mundësi të mëdha për të investuar dhe për të fituar nga mundësi financiare, por kujdes që të bëni vendime të mençura. Pasi të kaloni datën 22 mars, do të keni mundësi të mëdha për të përmirësuar marrëdhëniet personale dhe për të pasur sukses në çështje të tjera.
Peshqit
Ekzistenca e Hënës së plotë përballë shenjës suaj do të përfundojë një periudhë të vështirë, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Do të jeni impulsivë në këto momente, por kujdesuni për reagimet tuaja. Megjithatë, do të keni fat dhe mundësi të mira për të përmirësuar çdo gjë. Jeni një ndër shenjat më me fat, ndaj mos u ndalni.
Komente












