Kjo është java e Hënës së Plotë, e cila mund të sjellë luhatje të energjisë. Kujdes! Është e rëndësishme të jemi më të kontrolluar në reagimet dhe vendimet tona. Edhe kalimi i Marsit në shenjën e Virgjëreshës do të ndikojë në aspektin emocional të marrëdhënieve. Kujdes nga konfliktet! Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ndau disa këshilla për të përballuar ndikimin e Hënës së Plotë.
- “Filloni gjëra të reja, por duke qenë se kjo Hënë do të jetë në takim me Uranin, duhet të jeni pak më përzgjedhës. Studiojeni mirë situatën dhe fokusohuni te diçka autentike. Kujdes, mos veproni vetëm nga instinkti! E gabuar do të ishte të nisnit një lidhje të re pa e njohur mirë personin. Merrni kohën e nevojshme për t'u njohur më mirë dhe mos u nxitoni”, këshillon astrologia.
Parashikimi për 12 shenjat e horoskopit:
Dashi – Deri të enjten do të keni ndikime pozitive. Megjithatë, tregoni kujdes në vendin e punës dhe kushtojini më shumë vëmendje mënyrës se si silleni me partnerin.
Demi – Hyni në një periudhë ku do të keni mbështetje si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë financiar. Gjatë javës do t'ju krijohen mundësi për projekte të reja, ndërsa fundjava është e favorshme për të organizuar udhëtime.
Binjakët – Do të keni mbështetje dhe mundësi të shumta për t'u socializuar. Parashikohen ndikime pozitive për stabilitetin ekonomik, por edhe në jetën sentimentale.
Gaforrja – Intuita juaj do të jetë shumë e fortë. Përpiquni ta kanalizoni atë në punë, pasi mund të përjetoni një rritje të rëndësishme profesionale. Kujdesuni më shumë për marrëdhëniet familjare, pasi kjo do t'ju ndihmojë të merrni edhe më shumë mbështetje nga njerëzit e afërt.
Luani – Kjo javë sjell ndikime pozitive në disa aspekte të jetës suaj. Do të keni zhvillime të mira në planin sentimental, por bëni kujdes me shpenzimet dhe mos e teproni. Përqendrohuni te puna, pasi mundësitë për ngritje në detyrë janë të pranishme.
Virgjëresha – Deri të enjten do të keni ndikime pozitive, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në marrëdhëniet familjare. Pas kësaj dite, situata mund të ndryshojë. Bëni kujdes me kritikat dhe shmangni teprimet, pasi mund të krijoni çekuilibër në marrëdhëniet tuaja. Gjithashtu, parashikohen zhvillime në aspektin financiar dhe mundësi për projekte të reja.
Peshorja – Mund të përballeni me disa vështirësi në marrëdhënien në çift, por pas së enjtes situata pritet të marrë një drejtim të ri. Vëzhgojeni me kujdes dhe mos i ekzagjeroni gjërat. Në planin profesional priten zhvillime, ndërsa edhe në aspektin ekonomik mund të merrni lajme të mira.
Akrepi – Do të keni ndikime pozitive në lidhje me banesën dhe marrëdhëniet në çift. Të mërkurën priten lajme të mira në aspektin profesional, ndërsa edhe jeta sentimentale do t'ju rezervojë zhvillime pozitive.
Shigjetari – Do të ndiheni energjikë dhe të motivuar për të nisur projekte të reja. Parashikohen zhvillime të favorshme në partneritete, bashkëpunime dhe rritje të të ardhurave. Edhe në aspektin sentimental do të keni ndikime shumë pozitive.
Bricjapi – Kujdesuni për shëndetin dhe mos qëndroni të fokusuar te e shkuara, por përqendrohuni te e tashmja. Kjo javë mund t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për disa çështje të rëndësishme, veçanërisht ato që lidhen me shëndetin.
Ujori – Tregoni kujdes me njerëzit që ju rrethojnë. Përzgjidhni me vëmendje personat që mbani pranë, pasi disa prej tyre mund t'ju humbasin kohën ose edhe t'ju pengojnë në arritjen e qëllimeve tuaja. Mund të merrni lajme të mira në lidhje me zgjerimin e familjes. Gjithçka do të jetë më e lehtë nëse tregoheni të qartë për njerëzit që keni përballë.
Peshqit – Mundohuni të ruani ekuilibrin mes jetës familjare dhe asaj profesionale. Trajtojini me seriozitet çështjet që lidhen me banesën dhe familjen, por mos humbisni fokusin nga përfundimi i projekteve që mund t'ju sjellin të ardhura të mira. Gjithashtu, mund të krijohen mundësi për një lidhje të re apo për të krijuar një familje të re.











Komente
Komento