Horoskopi i muajt prill erdhi! Lexoni
parashikimin për çdo shenjë

Horoskopi i muajt prill erdhi! Lexoni<br />parashikimin për çdo shenjë
Këtë muaj ne zhvendosemi nga një vendosmëri e Dashit tek një natyrë më e qetë edhe pse akoma më këmbëngulëse e Demit. Ashtu siç lulet çelin në këtë pjesë të pranverës, ashtu duhet të çelni edhe ju sepse ku muaj do ju japi mundësinë të gjitha shenjave të gjejnë më të mirën tek vetja.

Më poshtë do të gjeni parashikimin për çdo shenjë horoskopi:
 
DASHI
 
Ju besoni se çdo gjë ndodh për një arsye? Keni të drejtë sepse fati do të jetë me ju këtë muaj fiks në kohën dhe vendin e duhur. Deri më 15 prill diçka për të cilën keni ëndërruar lidhur me dëshirat tuaja, do të realizohet. Ndërkohë që deri në 28 prill, duke qenë se do të keni një shije shumë të mirë nga fillimi i muajit, ju do të mundeni të bëni gjëra të mira. Në 9 prill duhet të kujdeseni për veten duke ju dedikuar tërësisht trajtimeve ndërkohë që miqtë tuaj më të mirë do ju tregojnë se sa vleni për ta në mbrëmjen e 11 prillit. Rreth datës 20 prill, Mërkuri do të mundohet t’ju kthejë pak tek historitë e vjetra por do të jetë diçka kalimtare ndërkohë që padroni i planeve tuaj, Marsi, do ju bëjë të fokusoheni shumë tek paratë sepse ju duhet një zgjidhje e menjëhershme rreth datës 26 prill.
 
DEMI
 
Këtë muaj ju do të kuptoni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë dhe fiks pas këtij momenti, në gjysmën e muajit ju do të ndiheni më të afërt se kurrë me miqtë që e kuptuat që ju donin shumë edhe nëse keni kohë pa folur me ta. Ndërkohë rreth datës 28 ju do të keni kulmin tuaj të kreativitetit ndaj duhet ta përdorni në favorin tuaj si në sferën profesionale ashtu edhe në atë personale. Dita e 9 prillit do të jetë disi stresuese por në mënyrë që mos t’ju prishë gjithë muajin ju duhet t’i shikoni gjërat ndryshe. Merreni si sfidë dhe kalojeni me sportivitetin që ju karakterizon. Në datën 26 prill do të çlirohen të gjitha energjitë negative dhe ju do të mund të nisni sërish të ëndërroni siç dini të bëni më mirë. Ju rekomandojmë të shkruani ose pikturoni në kohën e lirë sepse do e shijoni vërtetë.
 
BINJAKËT
 
Nëse keni parë që karriera juaj ka qenë duke ju rrëshqitur disi, ky do të jetë momenti për të gjetur balancën e kërkuar. Me Venusin në sferën tuaj profesionale ju do të keni mundësi ti mendoni të gjitha opsionet e mundshme në qetësi. Duhet të keni kujdes me çfarë zgjidhni nga gjysma e muajit sepse do të jetë me rëndësi dhe përdoreni fatin e 9 prillit si motor motivues për këto zgjedhje. Kujtoni edhe një herë se çfarë keni dashur të arrini kur keni qenë të vegjël dhe mos ndalni së kërkuari pikërisht atë gjë. 11 prilli do të vijë me kujtime që mund t’ju bëjnë të bëheni nostalgjik por duhet të keni kujdes gjithsesi. Mos humbisni kontaktet e vjetra sepse do ju duhen. Fundin e muajit përdoreni për të pushuar më shumë se sa për të punuar sepse do të jetë një kohë e mirë për tu qartësuar me veten.
 
GAFORRJA
 
Jeni ndjerë disi të lodhur këtë periudhë? Me siguri po sepse Venusi ju ka bërë të dilni nga zona juaj e komfortit prej disa muajsh tashmë. Megjithatë deri në gjysmën e muajit asgjë nuk do të ndryshojë ndaj ajo çka mund të bëni është thjesht të mendoni pozitivisht ndërkohë që duhet të hapni sytë për mundësi të reja profesionale menjëherë pasi të keni stabilizuar gjërat  me të cilat po merreni momentalisht. Mos hapni alarm dhe as panik për lodhje apo stërmundim sepse gjithçka do të shpërblehet. Ju do të arrini më tepër në punën tuaj dhe fundi i muajit do ju shpërblejë në vlerë monetare ose emocionale.
 
LUANI
 
Çfarë ju bën të ndizeni juve Luanëve? Të gjithë e dinë se ju doni shumë të jeni të dukshëm tek të tjerët por këtë muaj ju do të preferoni të qëndroni pas portave. Në gjysmën e muajit ju do të ndiheni më seksi se kurrë dhe kjo do ju japi një vetëbesim të paparë. Një këshillë: Kur të shikoni se të gjithë e kanë mendjen tek ju, mos merrni për kot, por studiojini me kujdes sjelljet e njerëzve që keni përreth. Nga ana profesionale ju do të jeni shumë të ngarkuar që në fillim të muajit dhe do të keni shumë detyra apo punë për të dorëzuar, që bëni mirë të mos i kaloni afatet. Mërkuri do të hyjë në zonën tuaj të aventurës në datën 20 prill duke ju bërë që të bëni mjaft qejf dhe ta shijoni jetën siç duhet. Bëni një udhëtim të shkurtër me personin e zemrës dhe do të ndiheni më mirë.
 
VIRGJËRESHA
 
Me siguri deri më tani, nën ndikimin e Venusit ju keni marrë shumë mësime dashurie. Prandaj do të jeni gati që çdo ngërç të mundshëm në këtë muaj ta studioni dhe ta zgjidhni me shumë maturi. Gjithë ky zhvillim që keni ndodh edhe prej influencës së Mërkurit në shenjën tuaj i cili aktivizohet këtë muaj rreth datës 9 prill. Bëni mirë që diçka të vjetët qoftë diçka materiale apo emocionale që ju bën të ndiheni sikur dikush ju mban peng, ta hiqni qafe dhe ta zëvendësoni me diçka të re sepse do të ndiheni shumë të lehtësuar nëse veproni kështu. Për të gjithë punën që keni bërë do të merrni shpërblimin e merituar që me shumë mundësi do të vijë ne vlerë monetare dhe jo thjesht morale. Gjithçka e pazgjidhur do të marrë përgjigje në fund të muajit, ku ju do të shijoni çdo moment. Ju rekomandojmë një vend të qetë dhe një shishe verë me miqtë për të gjitha vështirësitë që keni kaluar me sukses.
 
PESHORJA
 
Ne të gjithë e dimë se ju jeni perfekt kur vjen fjala për tu kujdesur për të tjerët. Por duke filluar që nga muaji i kaluar ju keni pasur mundësi të ndiheni më mirë sepse jeni marrë edhe me veten tuaj, një rutinë kjo që do të vazhdojë edhe përgjatë muajit prill. Kjo do të thotë se do flini më shumë, do të bëni më tepër trajtime trupi dhe fytyre dhe do të keni kujdes me ushqimin. Të gjitha këto do të reflektojnë më pas edhe në përditshmërinë tuaj dhe në zgjedhjet që do të bëni. Gjithashtu me besimin që do të fitoni në vete, këtë muaj do të keni mundësinë që si rrallë herë ti thoni ‘jo’ një propozimi që nuk ju pëlqen aspak por që ju ndiheni keq nëse e shikoni personi tjetër që mori ‘jo’-në nga ju ndihet disi i zhgënjyer. Mjaft së menduari për të tjerët! Fundi i muajit megjithatë do të vijë me surpriza në dashuri ndërkohë që 26 prilli do të jetë data më e mirë për të bërë seksin e jetës tuaj. Shënojeni!
 
AKREPI
 
Çfarë është jeta nëse ju nuk e shijoni? Kjo do të thotë se që në fillim të muajit, prilli vjen me lajme të mira për ju Akrep. Ju do të kënaqeni me veten tuaj dhe do të ndiheni më shumë se gati për të ndërmarrë aktivitete që në thelb kanë adrenalinën. Kjo do ju bëjë që të krijoni edhe një balancë më të mirë midis qejfit dhe punës duke i parë gjërat ndryshe. Që prej 9 prillit ju do të keni një komunikim edhe më të mirë me personin që dashuroni dhe ju do të keni mundësi të shprehni gjithçka ndjeni pa pasur ndrojë apo ndonjë prapaskenë të mundshme. Nga fundi i muajit do të keni një ndjesi lodhje dhe ndoshta do ju duket se shumë përgjegjësi nuk duhet t’i merrni në mënyrë që të qetësoheni. Është më mirë që t’i merrni përgjegjësitë dhe të pushoni më vonë sepse nëse i lini gjërat të shkojnë, ato do të largohen përgjithmonë pa ju lënë një mundësi të dytë.
 
SHIGJETARI
 
Ju do të ndiheni përgjatë gjithë muajit shumë të lidhur me shtëpinë, diçka në fakt e rrallë për shenjën tuaj. Por duke qenë kështu, nisni të pyesni veten se çfarë është shtëpia për ju dhe nëse shikoni se aty duhet ndryshuar diçka si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të dekorit, mos ngurroni të jepni mendimin tuaj në të mirë të të gjithëve. Duhet të keni gjithashtu pak kujdes me shëndetin pasi nuk është periudha më e mirë për të eksperimentuar me veten, mund t’ju lërë pasoja në rutinën tuaj dhe juve jeni një shenjë që shëndeti jo i mirë, ju demoralizon. Në gjysmën e muajit ju do të kaloni një kohë shumë të mirë me miqtë tuaj dhe aventura do të jetë sigurisht pjesëmarrëse në çdo organizim që do të bëni. Përsa i përket romancës, do të jetë një sektor i dukshëm vetëm në fund të muajit kur ju do të viheni përballë një zgjedhje që është mirë ta bëni me zemër.
 
BRICJAPI
 
E dimë se keni gjithnjë dëshirë që të ‘pushtoni’ botën por merruni me çështje më të vogla këtë muaj. Vendosni qëllime, objektiva dhe dëshira afatshkurtra në mënyrë që t’i keni lehtësisht të realizueshme. Mos mendoni se mund të arrihet kollaj shkalla e suksesit si në sferën profesionale ashtu edhe në sektorin e dashurisë. Kini kujdes sepse do ju duhet të bëni hapa prapa nëse gaboni në objektivat që i vendosni vetes. Fundi i muajit do ju japi mundësinë të shpreheni emocionalisht dhe të tregoni gjithçka ndjeni ndaj personit që ju keni pasur ndjenja për një kohë të gjatë. Mos kini frikë nga dashuria sepse muaji prill do ju tregojë që kjo e fundit vlen më shumë se planet e detajuara dhe që nuk ndodhin kurrë.
 
UJORI
 
Zakonisht ju jeni më të prirur të fokusoheni në misione humanitare dhe të ndihmoni në nivel spiritual por Ujor të dashur, paraja është shumë e rëndësishme dhe do të luajë rol kryesor këtë muaj. Është një e keqe e domosdoshme dhe do ju duhet ta merrni shumë seriozisht. Deri në gjysmën e muajit ju duhet të bëni llogaritë tuaja ndërkohë që nuk duhet të harroni të kurseni me sa keni mundësi nëse doni që gjërat që keni ëndërruar të mund ti prekni edhe në jetën reale e jo vetëm në imagjinatat që ju i keni fort qejf. Gjatë 26 prillit ju do t’ia ndjeni kënaqësinë kësaj lëvizjeje dhe nuk do të ketë asgjë që do mund t’ju ndalojë. Në fund të muajit shenja juaj do të hyjë në sektorin e ideve origjinale. Mos i lini thjesht në letër, punoni për ti realizuar sa më shpejt.

PESHQIT
 
Këtë muaj ju do të transformoheni. Me praninë e Venusit ju do të doni një pamje komplet të re ndaj do të shpenzoni për tu dukur dhe ndjerë ndryshe. Arsyeja? Ju keni vendosur të mos jeni më të pakënaqur nga jeta. Ky është një mësim që vjen nga muajit e kaluar por që do t’i shikoni frytet vetëm me hyrjen e muajit prill. Rreth datës 11 prill, hëna e plotë në Peshore do ju ndihmojë të përmirësoni dukshëm edhe jetën tuaj seksuale dhe do të bini edhe një herë në dashuri me personin që keni në krahë vetëm nga këto ndryshime të ëmbla. Fundi i muajit do të ketë disi tension në sektorin tuaj profesional ndaj duhet të bëni kujdes. Megjithatë nëse e shihni të arsyeshme të largoheni për të gjetur diçka më të mirë, bëjeni./Lexo.al
 
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia thirrje: Distancohuni nga dhuna

Rithemelimi e PL sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia thirrje: Distancohuni nga dhuna