Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojnë lëvizjet planetare në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga lëvizjet planetare dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre?
Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, na zbulon se çfarë parashikojnë yjet për ditët në vijim, duke sjellë një panoramë të ndikimeve planetare për secilën shenjë të zodiakut, nga marrëdhëniet personale te mundësitë e reja në karrierë dhe financa.
“Fillimi i një cikli të ri. Hëna e Re ishte në shenjën e Akrepit dhe ndikoi shumë në mënyrën se si u udhëhoqëm. Tani kemi një cikël të ri dhe dy retrogradë. Do të kemi një pastrim të së vjetrës. Mërkuri dhe Venusi përfundojnë retrogradën më 12, 13 dhe 14. Këto ndikime mund të na sjellin probleme në marrëdhëniet brenda familjes, por ndikojnë edhe te financat. Gjatë kësaj jave, mbajini shpenzimet më të kontrolluara”, theksoi Shyle.
Dashi
Ndikimet kryesore i keni te huadhëniet dhe huamarrjet. Gjatë kësaj jave, bëni përzgjedhjet e duhura. Më pas, do të fokusoheni te udhëtimet dhe te vetja juaj në karrierë. Ndikime do të keni edhe në familje, ku do të krijoni balanca të reja, por edhe në aspektin profesional.
Demi
Ndikimet i keni te partneritetet. Mund të ketë ndërhyrje nga jashtë, por përpiquni të qëndroni larg tyre. Do të keni ndikime edhe në lidhje me shtëpinë dhe karrierën. Nga ana sentimentale, mendohuni mirë përpara se të hidhni hapa të rëndësishëm. Në aspektin fizik do të ndiheni mirë dhe do të krijoni rutina të shëndetshme.
Binjakët
Keni një pasiguri që mund të shkojë deri në panik, të cilën e përjetoni për shkak të retrogradës së Mërkurit. Nëse hiqni qafe punët që ju marrin shumë kohë, do të keni ndikime te partneritetet. Gjatë kësaj jave do të kuptoni edhe se cilët persona ju bëjnë mirë.
Gaforrja
Mund të keni një energji shumë të lartë, por nuk dini ku ta kanalizoni. Do të zgjidhni probleme që lidhen me ambientin familjar dhe shtëpinë. Për sa u përket partneriteteve, do të keni nevojë për mbështetje.
Luani
Do të keni ndikime në familje dhe do t'ju duhet të mbështeteni te vetja. Mos bini pre e egos dhe mos kundërshtoni vazhdimisht, pasi këto qëndrime mund t'ju çojnë drejt vendimeve drastike. Ndikimet më të favorshme do t'i keni në marrëdhëniet sentimentale.
Virgjëresha
Retrograda e Mërkurit po përfundon. Bëni kujdes me mënyrën se si komunikoni, por gjatë kësaj jave do të ndieni më shumë lehtësi në aspektin e shëndetit. Ndikime të rëndësishme do të keni në lidhje me karrierën. Tregoni kujdes në çdo hap që hidhni dhe në mënyrën se si e ndërmerrni atë.
Peshorja
Tashmë do të arrini të balanconi gjërat dhe do t'ju shtohet fati, si në aspektin e karrierës, ashtu edhe në marrëdhëniet sentimentale. Ndikime të rëndësishme do të keni në familje dhe në rrethin shoqëror, ku do të gjeni mbështetje.
Akrepi
Jeni shenja më e ndikuar e kësaj jave. Do të përballeni me sfida, sidomos në lidhje me identitetin tuaj. Ndikime do të keni edhe në aspektin e shëndetit, ndaj përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme. Fokusohuni gjithashtu te karriera, pasi ju pret një avancim i madh.
Shigjetari
Jeni sfiduar shumë, sidomos në bashkëpunimet në punë. Gjatë kësaj jave do të kuptoni se kush vlen dhe kush jo. Merrini gjërat me qetësi dhe fokusohuni te shëndeti psikologjik. Sa u përket të ardhurave materiale, do të keni mundësi të investoni në gjëra që vlejnë.
Bricjapi
Kjo është një javë gjatë së cilës zhgënjimet mund të vijnë nga rrethi shoqëror. Do të kuptoni më mirë se si duhet ta ndërtoni jetën tuaj. Marrëdhëniet familjare do të vihen në provë gjatë kësaj jave, ndërsa për sa i përket realizimit të qëllimeve, kjo nuk është periudha e duhur për të marrë vendime.
Ujori
Keni disa pasiguri në krijimin e balancave, sidomos në punë, në marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët tuaj. Kjo është një javë kritike. Do të keni ndikime edhe në lidhje me shëndetin, ndaj mos e teproni me punën.
Peshqit
Përfundon periudha gjatë së cilës keni ndier pavendosmëri. Do të keni ndikime në marrëdhëniet sentimentale. Gjithashtu, do të merrni propozime për jetën tuaj profesionale, të cilat mund t'ju ndihmojnë në karrierë dhe të përkthehen në rritje të të ardhurave materiale. Në aspektin emocional, për momentin mos krijoni lidhje të reja sentimentale.










Komente
Komento